0.5 C
Berne
mardi 24/12/2024

Beogradi: Serbia eshte bërë me dy Jerusalema, një në Izrael dhe tjetri në « Kosovë dhe Metohi »

Beograd, 4 shkurt -Ish-diplomati serb, sot kryeparalamnetar i Serbisë Ivicia Dacici, ne nje intervsitë për RTV-Prav Ugao, ka thëne se « lëvizja nga Izraeli ndoshta do të ketë pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe atij vendi, por nekemi të drejtë të zemërohemi me Izraelin për shkak lidhjeve te reja me  Kosovës, meqë gjithnje kemi thënë se Kosova është Jeruzalemi ynë »

“Ne gjithmonë kemi thënë që Kosova është Jerusalemi ynë dhe tani disa nga Jeruzalemi ynë e pranon që është shqiptar, kështu që nuk mund të mos ketë pasoja në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit”, tha kryeparlamentari serb kur u pyet për të komentuar deklaratën e ambasadorit izraelit në Serbi, Jahel Villan, i cili shprehu shpresë se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të prishte marrëdhëniet e mira midis Serbisë dhe Izraelit.

Sipas Daçiq, kjo njohje e Izraelit është një tregues tjetër që çdo vend dhe popull në botë sheh interesin e vet, dhe këtu, shton ai, interesi i Izraelit ishte që një “vend mysliman » të hapte një ambasadë në Jerusalem.

Madje autortziet nga Beogradi thone se tash e tutje « jemi bere me dy Jerusalema, nje ne Izrael dhe tjetri ne Kosove dhe Metohi.. » 

Ai kujton se Marrëveshja e Uashingtonit ia la Izraelit të vendosë se çfarë është më mirë për ta dhe se Serbia do të bazojë qëndrimin e saj të mëtejshëm ndaj Izraelit dhe vendimin për transferimin e ambasadës nga Tel Aviv në Jerusalem në qëndrimin e Izraelit ndaj Serbisë.

Lideri i SPS tregon se Prishtina, edhe me njohjen e Izraelit, ende nuk ka një shumicë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku nga 193 anëtarë, ata mund të marrin maksimumi 93 vota.

Derniers articles