14.5 C
Berne
jeudi 24/09/2026

Behgjet Pacolli nga Amerika APEL drejtuar mediave dhe opionistëve: Ju lutem e fakte, ku filsni për Aeroportin e Vlorës

Edhe pse ndodhem larg Shqipërisë, po ndjek me vëmendje disa emisione televizive ku diskutohet për projektin e Aeroportit të Vlorës
.
U drejtohem opinionistëve, drejtuesve të emisioneve dhe gazetarëve: përpara se të flisni për këtë projekt, ju lutem informohuni me kujdes, njihuni me faktet dhe verifikoni dokumentet.
Shumë njerëz ju besojnë dhe, kur nuk e njohin nga afër situatën, krijojnë bindjet e tyre mbi bazën e asaj që dëgjojnë prej jush. Prandaj, pasaktësitë dhe paragjykimet që përcillni mund të kthehen lehtësisht në “të vërteta” për publikun.
Çdokush ka të drejtë të kritikojë, por kritika duhet të mbështetet në fakte dhe në informacion të verifikuar. Fjala publike ka peshë dhe kërkon përgjegjësi. Publiku meriton të informohet saktë dhe me integritet!
Është e pasaktë të thuhet se Aeroporti i Vlorës është hipotekuar për kredinë e Delphos. Po aq i pasaktë është pretendimi se qeveria shqiptare apo ndonjë subjekt tjetër publik ose privat në Shqipëri ka përgjegjësi për këtë kredi.
Kredia e Delphos është marrë nga MABCO dhe është garantuar vetëm me asetet e saj në Zvicër. Asetet e MABCO-s në Shqipëri nuk janë vendosur si garanci për këtë kredi.
MABCO është investitori kryesor i Aeroportit të Vlorës. Kontrata me Delphos përmban një klauzolë që parashikon mundësinë e rritjes së financimit nga 40 në 100 milionë, nëse lind nevoja. Këtë mundësi e kemi parashikuar qëllimisht, për të siguruar vazhdimësinë e financimit të projektit.
Pra, nëse BKT-ja do të tërhiqej nga financimi, ne do të kishim menjëherë një burim alternativ për ta zëvendësuar. Kjo është një masë përgjegjësie dhe kujdesi për përfundimin e aeroportit. Ashtu siç kemi zëvendësuar menaxhimin turk me menaxhim evropian, kemi parashikuar edhe alternativa për financimim, duke pas në konsideratë paqendrushmerine e sigurise se investimimit aq te madh ne Shqiperi.
Kjo është e vërteta. Pretendimet e pavërteta për hipotekimin e aeroportit dhe përgjegjësinë e palës shqiptare ndaj kredisë së Delphos janë shpifje që keqinformojnë opinionin publik.
Prandaj, u bëj thirrje opinionistëve, gazetarëve dhe kujtdo që flet publikisht për këtë çështje: informohuni përpara se të flisni. Njerëzit ju dëgjojnë dhe ju besojnë. Kjo besueshmëri ju ngarkon me detyrimin moral për të thënë të vërtetën dhe për t’i mbështetur deklaratat në fakte, jo në hamendësime.BP
Ps
MABCO nuk kerkon FAVOTRE por vetëm trajtim ligjor dhe transparent në cdo aspekt!
Nuk e ka dëshiruar dhe nuk e dëshiron arbitrazhin. Në këtë rrugë e shtyjnë veprimet e Qeverisë së Shqipërisë.
Në vend që të bllokojë padrejtësisht punimet përmes Policisë së Shtetit, siç ka bërë gjatë tre muajve të fundit, Qeveria duhej të krijojë kushtet që puna të vazhdojë.
Aeroporti i Vlorës mund të përfundojë në kohë rekord, por për këtë duhet të na lejohet të punojmë. Vullneti dhe gatishmëria e MABCO-s janë të qarta: ta përfundojmë këtë vepër!

Derniers articles