14.4 C
Berne
lundi 9/09/2024

Babai i një gazetari të njohur, njëri nga të arrestuarit e sotëm nën dyshimet për spiunazhë me BIA-në

Ditën e sotme Policia e Kosovës në një aksion së bashku me Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, ka arrestuar dy persona nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

Njëri prej tyre është Bedri Shabani nga Ferizaj i cili punonte në Doganën e Kosovës. Ndersa i biri i tij, merre me mend, ishte edhe kryetar i AGK-së?!

Njeri nga te arrestuarve, sipas mediave kosovare, eshte babai i një gazetari të njohur, nën dyshimet për spiunazhë me BIA-në. Mediat shqiptare kane mesuar se ai eshte Bedri Shabani, babai i gazetarit Zekirja Shabani, pronar i portalit “Fakte plus”. Sipas Kossev « Zekirja Shabani është kryeredaktor i portalit “Gazeta në Fokus”. Ka qenë gazetar i TV Klan Kosova, Gazetës Express dhe Koha Ditore. » Ndërsa deri në vitin e kaluar ishte edhe redaktor në televizionin ATV dhe tani autor dhe moderator i emisionit “Diku n’Kosovë”, që transmetohet në të njëjtin televizion. Merre me mend, Shabani shte edhe kryetar i AGK-së?!

Zekirja Shabani ka qenë mjaft aktiv në fushatën elekorale të Maqedonisë së Veriut. Ai ka përgatitur fushatën zgjedhore për perfaqesuesit e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në një aksion të institucioneve të sigurisë së Kosovës ku janë të përfshirë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Prokuroria Speciale dhe Policia, janë ndaluar dy persona të nacionalitet shqiptar si të dyshuar për veprën penale-spiunazhë.

Burime nga institucione të larta të sigurisë i kanë thënë RTK-së se njëri nga të ndaluarit është bashkëpunëtor i hershëm i Shërbimit Sekret Serb (BIA) që nga vitet e ’90-ta.

I njëjti, sipas këtyre burimeve kishte si detyrë të mblidhte informata dhe të trillonte me qëllim të njollosjes së imazhit të Kosovës duke ndërtuar narracione të njëjta me Serbinë edhe në kontekstin e ndryshimit të fakteve historike.

Të ndaluarit, sipas burimit të RTK-së, janë përcjellë me vite nga institucionet e sigurisë. Po ashtu, ky burim bën të ditur se të ndaluarit i kanë raportuar një oficeri të shërbimit sekret serb me emrin Sërgjan Rosiq.

Kush është Srdjan Rosiq?

Srdan Rosiq gjatë viteve ’90-ta ka jetuar në Ferizaj derisa ishte i angazhuar si oficer në shërbimin sekret serb. Emri i tij është përmendur edhe në rastin e gjykimit ndaj kryekriminelit serb Slobodan Millosheviq në Tribunalin Ndërkombëtar të krimeve të luftës në Hagë.

Në transkriptin e njërës prej seancave gjyqësore të datës 22 shtator 2005, një dëshmitar i cili ishte polic i SUP-it serb (Sekretariati i Punëve të Brendshme), pyetet nëse e njeh Srdjan Rosiqin.

Ai përgjigjet se Sërgjan Rosiq në atë kohë ( sq. vitet e ’80-ta dhe ’90-ta) ishte punonjës operativ në Shërbimin shtetëror të sigurisë për rajonin e Ferizaj.

Derniers articles