3 C
Berne
lundi 23/12/2024

Shtetbërja ka emër: Albena Reshitaj! Heroina e votes së Kosovës që do të mbahet mend!

Bernë, 4 prill -Albena Reshitaj sot voton presidenten « per inat te listes serbe dhe per hire te shtetit te Kosoves dhe pikë!.. » Këtë e tha ajo vete para mediave ne Prishtinë! Me ket vendim, gjest kombëtar, ajo na e kujton NATO-n qe pa izen e KS te OKB-se «bombardoi » Serbine! Edhe Albena pa izen e askujt vendosi qe me voten e saj ta «bombardon» Serbine, qellimet e Beogradit qe permes listes serbe te krioje kriza dhe kaos per te bllokuar proceset ne Kosove!, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Mbreme gjate seances se zgjedhore të Kuvendit te Kosovës per Vjosa Osmanin për presidente tashme po dihen edhe piblikisht se kush u rreshtuna me listen serbe per ta refuzuar votimin pro Vjosa Osmanit për presidente te Kosovës, jane  PDK, 7 deputetë të AAK, Lista Serbe, Agim Veliu, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe 2 deputetët minoritarë të afërt me listën serbe dhe PDK-në.

Sipas znj.Tedhitaj « Nuk kam mundur të lejoj që e ardhmja e institucioneve tona të varet dhe bllokohet nga Lista serbe e cila është e diktuar nga Beogradi »

Ajo dha edhe arsyetime si profesioniste shëndetësore.

“Ne jemi në nje fazë të pandemisë dhe kemi rekord të vdekjeve dhe është më e pakta që qytetarëve u duhet të shkojmë në zgjedhje”, theksoi ajo.

« Une votoj Vjosa Osmanin per presidente të shtetit tone, me i tregu Beogradit se ketu vendos Kosova, shqiptaret e jo Serbia as serbet!.. » ka thëne deputetja Albena Reshitaj për gazetëe zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Votimi i sotem ne ne oren 17-te eshte dicka me shume se votim për presidenten e Osmani, ketui shifert qarte dhe nje gje se kush eshte per shtetin , kush eshte per Kosoven e kush ehste per Sebrine dhe per krim dhe kaos.
“Pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim një votim në Kuvend për President. Ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj qytetarëve të Kosovës duke marrë pjesë në votim dhe duke siguruar kuorumin”, eshte ky mesazh i ambasadorit te SHBA-ve ne Ksoovë z.Phlip Kosnete drejtuar jo vetem listes serbe por edhe gjitha partive dhe deputeve ne Kosovë.
Pas kesaj ftese te ambasadorit te vendit tone mik, Amerikes dhe abstenimi apo refuzimi i disa depueteteve per te votuar per insitucionet e shtetit të Kosovës, per presidente te vendit, zbulon edhe nje gje mjaft interesantze, deshmon qarte se kush qenka ne Kosovë proamerikan dhe antiamerikan!, ka shkruar ne fund gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Derniers articles