3.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Aksidentohet autobusi në Bullgari: 46 udhëtarë shumica shqiptare nga Maqedonia e Veriut humbi jetën

Shkup, 23 nëntor -Të paktën 46 persona kanë humbur jetën natën e së hënës në të martë në Bullgari në një aksident me një autobus që transportonte shtetas të Maqedonisë së Veriut. Autobusi i cili është përplasur dhe më pas është djegur në Bullgari, e në të cilin humbën jetën të paktën 45 persona, është i kompanisë “Besa Trans” nga Shkupi, i cili ka transportuar turistë për shëtitje në ekskursion në Stamboll të Turqisë. Viktimat kryesisht janë fëmijë dhe të rinj të moshës 20-30 vjeç, njofton gazeta zvicerane en shqip Le Canton27.ch

Tragjedia me 46 të vdekur në Bullgari: 50 pasagjerët që ndodheshin në autobus janë shqiptarë

Autobusi që u rrëzua në Bullgari herët në mëngjes, ku humbën jetën së paku 46 persona, është e kompanisë “Besa Trans”, e cila organizon turne turistike dhe tregtare për në Stamboll.

Sipas informacioneve fillestare, nuk është linjë e rregullt, dhe autobusi mbante të rinj që ktheheshin nga një ekskursion nga Turqia, shkruan MIA, përcjell Bota sot.

Më herët kryeministri Zoran Zaev tha për MIA-n se kjo është një tragjedi e tmerrshme ku 12 fëmijë janë nën moshën 18 vjeçare, ndërsa të tjerët janë të rinj rreth moshës 20-30 vjeçare.

“Jam në kontakt me kryeministrin Stefan Janev, i cili tashmë ka vizituar udhëtarët. Pata mundësinë të bisedoja me një nga të mbijetuarit. Ai shpjegoi se ata ishin duke fjetur në autobus kur u dëgjua një shpërthim i fortë. Ata kanë mundur të thyejnë njërën nga xhamat dhe të shpëtojnë disa persona. Fatkeqësisht, të tjerët dështuan. Është një tragjedi e tmerrshme sepse shumica e tyre janë fëmijë, 12 fëmijë janë nën 18 vjeç, dhe të tjerët janë të rinj rreth 20-30 vjeç. Shumica e tyre janë qytetarët tanë, por ka edhe nga Serbia”, tha Zaev i cili së bashku me ministrat e Shëndetësisë dhe Punëve të Jashtme janë para Sofjes ku do të vizitojnë të mbijetuarit e aksidentit.

Në spitale po kurohen një 17 vjeçare dhe 6 persona të rritur të cilët kanë arritur të shpëtojnë duke u hedhur nga dritarja.

46 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Bullgari.

Autobusi “Besa Trans” po kthehej nga një ekskursion në Turqi dhe kishte 50 ushëtarë shqiptarë. Nga viktimat 12 ishin fëmijë, ndërsa të tjerët nga 20-30 vjeç.

 

Janë publikuar pamjet e autobusit të aksidentuar, që shihet i bërë shkrumb e hi.

 

Shkrumb e hi: Kështu duket autobusi i aksidentuar në Bullgari

Bulgarie – Au moins 45 morts dans un accident de car au sud de Sofia - Le MatinSë paku 46 persona kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur në një autostradë në jug të Sofjes së Bullgarisë.

Shefi i Policisë Kombëtare të Bullgarisë, Stanimir Stanev, ka thënë se nga 50 pasagjerë që ndodheshin në autobusë kanë qenë me kombësi shqiptare, raporton Deutsche Welle.

“Sipas informacioneve të para 52 pasagjerë ishin duke udhëtuar me autobusë, përfshirë dy shoferë me kombësi maqedone dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare”, ka thënë ai.

Edhe nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bullgari kanë konfirmuar për bTV se shumica e pasagjerëve në autobusë ishin nga Maqedonia e Veriut.

Olta Xhaçka: Viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

45 persona nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën teksa autobusi me të cilin po udhëtonin shpërtheu në flakë në Bullgari.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Xhaçka përmes një postimi në twitter ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe shkruan se Shqipëria ndodhet pranë Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë.

Xhaçka konfirmon se 45 viktimat janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

“Të mbijetuarit u traumatizuan, u hodhën nga dritarët”: Detaje rreth aksidentit tragjik në Bullgari

Së paku 46 persona kanë vdekur në një aksident autobusi në Bullgari në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, kanë konfirmuar të martën zyrtarë të këtij shteti.

Kreu i shërbimit të kontrollit të fatkeqësive të vendit, Nikolay Nikolov, tha se “45 ose 46 njerëz vdiqën” në aksidentin, i cili ndodhi rreth orës 02:00 në një autostradë 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

“Shtatë pasagjerë u shpëtuan” dhe u evakuuan në një spital në kryeqytet, tha Nikolov. Ata ishin dy gra dhe pesë burra. Raportohet se pesë fëmijë ishin midis atyre që humbën jetën në aksident.

“Të mbijetuarit janë të traumatizuar, kanë humbur të afërmit, fëmijët. Ata u hodhën nga dritaret”, tha Maya Arguirova, drejtuese e qendrës së trajtimit të djegieve ku u transportuan.

Autobusi, i cili ishte i regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe po udhëtonte nga Stambolli në Shkup, ka shpërthyer në flakë pasi është përplasur.

Ndërkohë që shkaku i aksidentit në këtë fazë nuk mund të përcaktohet.

“E vetmja gjë që është e qartë është se autobusi kishte targa maqedonase”, tha kryeministri bullgar në detyrë Stefan Janev, i cili vizitoi vendin e ngjarjes dhe refuzoi të jepte detaje për kombësinë e viktimave.

“Kjo është një tragjedi. Ne nuk e dimë nëse të gjitha viktimat janë nga Maqedonia e Veriut, por supozojmë se mund të jetë diçka e tillë sepse autobusi është i regjistruar në këtë vend”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, shkruan Alsat-m.

 Aksident tragjik në Bullgari, flet Bujar Osmani

Të paktën 45 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, kanë vdekur pasi një autobus u përplas dhe mori flakë në Bullgarinë perëndimore, thonë zyrtarët.

Incidenti ndodhi në një autostradë rreth orës 02:00 pranë fshatit Bosnek, në jug-perëndim të kryeqytetit Sofje.

 

Derniers articles