I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një “takim të hapur” me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Beograd.
Pas diskutimeve, siç ka bërë të ditur Lajçaku, kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut.
“Në Beograd pata një diskutim të hapur me presidentin Vuçiq mbi gjendjen aktuale të lojës në Dialog.
Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm për periudhën e ardhshme”, ka shkruar Lajçak në platformën X.