17 C
Berne
lundi 15/07/2024

Ka nderruar jete veprimtari ne Zvicer Ramush Elezi nga Presheva

Berne, 30 prill -Veprimtari nga Presheva (Lexbali) Ramush Elezi sot ne moshen 62 vjeqare ka nderruar jete. I ndjeri per vite te tera ke jetuar ne Zvicer me familje, por vdekja e gjeti ne vendlindje (i shkuar per Bajram) te cilen e deshti dhe per te cilen punoi, njofton gazeta zvicerane Le Canton 27.ch

I ndjeri Elezi si nje i ri preshevar, student dhe pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1981. U arrestua nga forcat serbe dhe u dënua me kundërvajtje nga regjimi serb.
Pas daljes nga burgu, Ramushi përballet me një represion të vazhdushëm të pushtetit serb si në Preshevë ashtu edhe në Prishtinë ku bënte përpjekje për t’i vazhduar studimet. Në këto rrethana, Ramushi detyrohet të migrojë në shtetet perendimore.

“Edhe pse nuk ishte azilant, Ai për për një kohë të gjatë nuk u kthye në atdhe.
I qoftë i lehtë dheu i vendlindjes, dheu i Preshevës”, ka thene vendasi dhe bashkeveprimtari i tij Shaqiri Shaqiri nga Depaca (Presheva)

Miq dhe shok e bashkekombas te tij ne Zvicer dhe ne vendlindje bashke me redaksine e Gazetes zvicerane Le Canton27.ch i dergon ngushllime te sinqerta familjes se tij nga Lezbalia, Presheva fhe mbare farefisit ne Lugine, Zvicer dhe diaspore! Allahu e shperbleft ne Xhehnet!

 

Derniers articles