3.7 C
Berne
samedi 27/04/2024

Atë që e bëri dje Angelina Jolie me refugjatët në Kosovë, sot po e bënë në Siri këngëtarja shqiptare Tuna

Bernë, 20 tetor -Jemi deshmitare se gjate luftes ne Kosovë sikur vendet nga mbare bota, përfshire ketu edhe Zvicrën, edhe shume yje boterore u solidarizuan dhe ndihmuan ne menyra te ndryshme refugjatet shqiptarë madje edhe duke i vizituar ata ne kampe qofte ne Kosovë apo në vednet ku ishin strehuar ata. Keshtu kishte bere edhe Angelina Jolie, ylli i kinematogarfise boterore, bukuroshja Angelina Jolie. 
Atë qe dje Angalina Jolie e bëri për refugjatët në Kosovë, ylli i estrades sonë shqiptare, kengetarja jone e njohur nga Maqedonia Tuna Sejdiu-Tuna e cila e bashkepunim me shoqaten humantare në Zvicër ‘For Children Smile  sot po e benë me reufugjatët në Siri, ku ne mesin e tyre jane edhe shume sosh me origjinë shqiptare, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Yjet botërore te bukurise dhe muzikes me zemra të mëdha…Dje Angelina Jolie ne Kosovë, sot Tuna Sejdiu-Tuna ne Siri me te nejtin mision – humanitar ne mesin e refugjatëve! 
Ambasadorja e OKB-së Angelina Jolie, me mision te ngjajshëm humanitar sikur Zvicra, nga Kosova në AfghanistanDo përkujtuar se Agnelian Jolie me mision paqësor dy herë ka vizituar Kosovën, në vitin 1998 kur nisi eksodi masiv në Kosovë dhe ne dhjetor të vitit 2002 kur Kosova ishte tashmë e lirë, e cila kishte pritur Vitin e Ri bashkarisht me trupat amerikane, forcat e NATO-s dhe shqiptarët në Kosovë. Ajo aktivitetin e saj si ambasadore e OKB-së e vazhdoi edhe pas luftes ne Kosovë, se fundit me mision te ngjajshëm humanitar sikur Zvicra dje ne Kosovë e sot në Afghanistan. Nga ditari i Angelina Jolie për Kosovën (“Angelina Jolie’s Kosovo Journal”, December 24, 2002 London England ) quhet ky ditari i yllin botëror, bukuroshes së planetit Angleina Jolie e cila në ditarin e saj prej 15 faqesh bën fjalë për luftën dhe eksodin e shqiptarëve nga Kosova, për refugjatët dhe spastrimet etnike serbe.
“Forcat serbe dëbuan me force nga Kosova, shqiptarët nga vatrat e tyre etnike..” kishte thene ne Gjenevë Angelina Jolie gazetarit nderkombëtar Nefail Maliqit, nga gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
For Children Smile deri më tani kanë realizuar projekte të shumta jo vetëm në Siri por në të gjitha vendet e botës të prekura duke bërë donacione serioze. Dhe PO – kanë sjellur buzëqeshjet te femijët atje te familjet e tyre, gratë e dhunuara etj.
Ajkunën dhe Agronin duhet t’i njohësh personalisht për ta kuptuar pse nuk u hamenda fare për ftesën që ma bënë. Jo rastësisht biznesi i tyre nga 0 ka arritur në mesin e top kompanive dhe jo rastësisht “Ajkuna” tani më emër shumë i dashur për showbizin, jo vetëm shqiptar, është futur në kompeticion me brende botërore të prodhimeve për flokun.
For Children Smile që nga themelimi ishte në partneritet me ‘Kizilay Turkey’ të cilët i percjellin në çdo hap. Admirimi im maximal shkon për djemt e shoqatës të cilët nuk na lanë vetëm në asnjë sekondë. Udhëheqësit Kadir dhe Hakan Bey dhe ushtria e tyre – djelmoshat zemërbardhë ishin heronjtë e fëmijëve… i mbanin në prehër, i ushqenin, ua krehnin flokët, e njihnin me emër dhe histori secdilin fëmijë aty.
Për t’u njoftuar për kushtet dhe hallet e ketyre refugjateve, Tuna Sejdiu, muajin e kaluar kishte bere mijera kilometra për t’i vizituar në disa kampe ne Siri

Peut être une image de 8 personnes, personnes debout et plein air

E pyetur rreth ketij misioni humaniar ne Sir, kengetraja jone Tuna Sejdiu-Tuna pë rgazeten zvicerane ner shqip Le canton27.ch eshte përjgijgur se “Vizita jonë dy ditore u realizua si nisme e shoqatës joprofitare me bazë në Zvicër ‘For Children Smile e themeluar në vitin 2019 për të mbështetur familjet dhe fëmijet në nevojë të prekur nga fatkeqësitë natyrore si dhe shkatërrimet nga njeriu. Në krye të saj njoha 4 gra të mrekullueshme – 4 nëna, para së gjithash. Gra të fuqishme, sypatrembura që deri tani kishin vizituar disa herë Sirine dhe vende të tjera si Jemeni, Libia, Zvicra, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Gaza, Turqia, Bangladeshi etj…”
Sipas Tunës , i tere ky aktivtet kishin vetem një vizion dhe mision, atë humanitar për refughajte siriane te prekur nga lufta.  E ketiju misoni humanitar i prijne kate rgra te fuqishme me zmer ter madhe: Emine, Xhemile, Pemba dhe Hasret dhe ishte kënaqësi t’i dëgjoj derisa flisnin me pasion për misionin e tyre dhe rezultatet e tij. Kisha ndjesi sikur po shikoj ndonjë serial me shumë sezone me shumë epizode në pritje të fundit të lumtur. Dhe fundi gjithmone ishte i lumtur. Derisa i shikoja aty në terren se me çfarë dashurie të sinqertë përkushtoheshin para banorëve vendas, e kuptoja arsyen e suksesit të tyre…”
“Ajkuna dhe bashkëshorti i saj Agroni, miq të mi shumë të dashur, më ftuan t’i bashkangjitem iniciativës. Që në sekondën e parë pa asnjë mëdyshje iu thash “po”. Nuk ia përmenda askujt këtë ftesë dhe konfirmimin tim sepse ishte e pritshme të ma kontestonin. “Tani je nënë dhe s’mund të mendosh vetëm për veten” ishin komentet që aty këtu tentonin të më nxisin mëdyshje për të më vetëdijesuar se po nisem diku ku po vë jetën në rrezik, ku nuk kam asnjë garancë për sigurinë… po nisem në një zonë ku vazhdojne luftimet e ashpra dhe çdo moment është i paparashikueshëm dhe mund të bëhet fatal…” ka thene ne vazhdim kengetarja jone Tuna.
Peut être une image de 4 personnes, personnes debout et plein airPër t’u njoftuar për kushte dhe hallet e ketyre refugjateve Tuna kishte bere mijera kilometra për t’i vizituar ata ne vendin e ngjarjes ne Siri, ne disa kampe. Lidhur me keto vizita dhe kontaktet me keta rewfugajte , jeten e tyre ne tenda , ne vazhdim Tuna shpejegon se “Unë nga afër preka diçka për të cilën kisha dëgjuar, kisha lexuar, por ta shohësh e ta dëgjosh drejtpërdrejtë nga goja e atij që e ka përjetuar dhe e përjeton, ta dëgjosh dhimbjen në zërin që rrëfen më ndyshoi tërësisht pikëpamjet ndaj jetës…Kampi i parë që vizituam dhe shpërndamë pako higjienike, lodra dhe ëmbëlsira për fëmijët kishte 385 familje, pa kushte elementare për jetesë, larg shtëpive ku dikur i thurnin ëndrrat. Disa nga ata ishin njerëz të shkolluar që janë detyruar të lënë gjithçka dhe përkohësisht të vendosen në këto çadra.  Kalova orë të tëra duke biseduar për brengat e tyre. Dëgjova për jetën e tyre, për ëndrrat e tyre. Të gjithë kishin të njëjtën ëndërr: të kenë kulm mbi kokë, një çelës shtëpie që do ta hap dhe do ta mbyll derën kur nuk janë në shtëpi, një nënkresë ku do ta venin kokën.. Disa nga fëmijët kanë lind aty dhe nuk din për një jetë ndryshe. Qëndruam për një kohë në kampin “Vadel Ali” në çadrën e një familjeje 10 anëtarëshe. Kulmi i çadrës ishte i mbuluar me çarshafë, ndërsa ndarja e çadrës në dy dhoma ishte improvizuar me batanije.”
“Jo më pak dëshpëruse ishte edhe vizita e radhës në ‘Shtepite me briketa’ ne Meshad Ruhin ku Children Smile deri me tani ka ndertuar 250 shtepi. Në tabelat në hyrje të këtyre shtëpive në mesin e donatorëve lexova shumë emra shqiptar. Ishte udhëtimi më emotiv në jetën time. Janë emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë. Dhembja e atyre që i pash të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë. Nga ana tjetër të bën të ndjehesh i bekuar dhe me fat për ato që ke dhe t’ia kujtosh vetes çdo ditë.”, vazhdon rrefimin për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Tuna Sejdiu-Tuna.
Tuna Sejdiu-Tuna ne vazhim rnga keto vizita ne kampet e refuhgajteve ne Sriri rrëfen se “Çdo shikim që më ndeshej me voglushët sirian para syve më sillte Tianin dhe Zenin tim, lotët rrëshqisnin e nuk arrija t’i kontrolloj as me profesionalizmin që e mësova ndër vite – është diçka më e fuqishme, diçka që më mundte! Çdo bisedë me të rriturit më rikonfimonte se gjëja më e rëndoshme për një prind është të shoh buzëqeshjen në fytyrën e fëmisë së vet i bindur se meriton fëmijëri të lumtur. Fëmijët që takova kishin në sytë e tyre pikëllim të papërshkruar. Ata në vitet e para të jetës mbajnë mbi supe ngarkesa që nuk do të doja të ishin mbi supet e asnjë fëmije në botë. Të gjithë ata që i thurrin lavde luftës nuk e kanë parë dhimbjen dhe dëshpërimin në sytë e këtyre fëmijëve…”
Per fund e pyetem Tune, se si e ndien veten pas ketyre vizitave, kontakteve me femijet, me refugjate e vuajutr ne keto kampe pa adrese nen cadra, te cilat skena i khsim para para 20 vitesh ne Kosovë? Ajo eshte përgjigjur me sy te perolotur “PO, te gjtha keto skana neve shqiptareve jo vetem se na perkujton nje histori te trishte, por edhe qe i kemi perjetuar vete. U ktheva e riformësuar. Jam një Tuna tjetër. E lumtur me “po”-në që e thash për këtë iniciativë. Sepse dua bota të jetë ndryshe, sepse dua Tiani dhe Zeni të rritet në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mirë. Unë sapo kam filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal për një buzëqeshje fëmijësh atje ku ajo më së shumti mungon.”Peut être une image de 2 personnes, personnes debout, glace, glace à l’italienne et plein air

Derniers articles

Niente “Guantanamo” in Albania !

Berna, 27 aprile - Il quotidiano svizzero "Tribune de Gèneve" ha pubblicato un articolo del nostro noto giornalista Nefail Maliqi, direttore del quotidiano in...

Stampa francese: La telefonata da Tirana cerca di controllare i media italiani (RAI) attraverso l’amica Meloni che ha concluso il “famoso accordo” sull’immigrazione

I sindacati dei giornalisti della RAI, l'emittente pubblica italiana, hanno lanciato un appello allo sciopero per protestare contro la crescente ingerenza politica. Lo sciopero...

Presse français: L’appel téléphonique de Tirana tente de contrôler les médias italiens (RAI) par l’intermédiaire de son amie Meloni qui a conclu le «fameux...

Un appel à la grève a été lancé par les syndicats de journalistes à la RAI, la radiotélévision publique italienne, pour protester contre des...

Media Franceze: Telefonata nga Tirana, pëpiqet të kontrolloj edhe mediat italiane (RAI) përmes mikeshës Melonit qe i lidhi « marrëveshje e famshme » e migracionit

Bernë, 26 prill -Një thirrje për një grevë është nisur nga sindikatat e gazetarëve në RAI, transmetuesi publik italian, për të protestuar kundër ndërhyrjeve...

Policia zvicerane sërish arreston 10 shqiptarë dhe serbë në klube të nates

Bernë, 26 prill -Gjatë një bastisjeje në një klub në Sennwald SG, policia kantonale e St. Gallen arreston dhejte persona, përfshirë drejtorin menaxhues. Të...