3.7 C
Berne
vendredi 26/04/2024

Ambasadori Durmishi ne Tiranë: Marëdhëniet mes dy shteteve, të Kosovës dhe Shqiperise janë më shumë se fqinjësore dhe miqësore, janë vëllazerore!

Ambasadori i Republikës së Kosovës ne Shqiperi z.Skender Durmishi ne bisede me redaktorin e gazetës zvicerane Le Canton27.ch

Tiranë, 3 gusht -Ambasadori i Republikës se Kosovës në Shqiperi, z.Skender Durmishi ne intervisten ekskluzive dhene gazetes zvicerane Le Canton27.ch përveq maredhënieve mes dy shteteve shqiptare, ka folur edhe për takimin e fundit te përbashkët te dy qeverive në Prishtinë dhe konkluzat nga kjo mbledhje, për turizmin ne Shqiperi dhe turistet shqiptare nga Kosova ne drejtim te bregdetit shqiptarë dhe për shume cka tjeter me interes kombëtar dhe ndërkombëtar. Do shtuar se ambasadori Durmishi i cili ishte nje gazetar me emer ne RTK dhe mediat tjera shqiptare ai në kete interviste flet per ish-profesionin e tij si gazetar dhe sot si ambasador, për misionin dhe rolin e tij i cili ka nje karriere te pasur diplamatike qe sherbeu dhe përfaqesoi shtetin e Kosovës ne 12 ambasada ne bote nga Bruksel deri sot ne Tiranë.  

  • Z.Ambasador fillimisht mund të na thoni për karrieren tuaj diplomatike. Para se të emëroheshi ambasador në Shqipëri, sigurisht keni shërbyer në vende të tjera?

Ambasadori Durmishi: Kam qenë pjesë e shërbimit diplomatik që nga dita e parë, me formimin e MPJ të Kosovës, në vitin 2008. Para këtij momenti politika e jashtme ka qenë fushë e intersimit tim dhe e studimeve të specializuara. Me formimin e MPJ-së jam dërguar në misione jashtë vendit, si pjesë e grupit të parë të diplomatëve të pare, në 12 ambasada të Republikës së Kosovës. Misioni i parë ka qenë Brukseli, përkatësisht Mbretëria e Belgjikës , ku shkova në cilësinë e zëvendës shefit të Misionit. Dy vjet qëndrim dhe shërbim në Bruksel ( hapja e ambasadës, vënia e kontakteve me shtetin belg me fokus maksimal në institucionet e BE-së) ka qenë përvoja e parë në ushtrimin e diplomacisë, pra zbatim i dijeve teorike nga studimet e mëparshme. Pastaj , me ftesë nga MPJ jam dërguar në Shkup, i ngarkuar me detyrën për hapjen e Ambasadës, dhe e kam drejtuar Ambasadën për tri vjetë. Pastaj me të njejtin rol jam dërguar në Australi , si diplomat I pare I Kosoves. Atje kam hapur Ambasadën dhe e kam drejtuar për një vit. Pjesë e rëndësishme e përvojës sime, në kuptimin e kontakteve me diplomacinë e vendeve të tjera, ishte koha sa kam qenë drejtor I Akademisë Diplomatike të MPJ-së. Po kaq interesante dhe e rëndësishme ka qenë edhe detyra e ambasadorit të parë të Kosovës në Podgoricë.

Shqiperia dhe Kosova 14 vjet marëdhenie diplomatike, 140 vjet marëdhenie vellazerore

  • Po behen 14 vite nga pavarësia e Kosovës. Ambasada e Kosovës në Tiranë është e para që është hapur. Cfarë janë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ?

Ambasadori Durmishi: Marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve tona, Kosovës dhe Shqipërisë, janë shumë të mira. Në të gjitha planet- ekonomike, politike, diplomatike, në kulturë, etj. Trendet dhe orientimet janë që të bëhën edhe më të mira. Thellimi i bashkëpunimit është pjesë e agjendave të dy qeverive, qoftë në takimet e përbashkëta ose përmes bashkëpunimit të ministrive e institucioneve të tjera. Marrëveshjet e miratuara e të ratifikuara shkojnë në atë drejtim që të lehtësohen komunkimet edhe të bizneseve edhe të qytetarëve dhe kjo po ndodhë, sic mund të shihet fare lehtë. Nuk ka pengesa për bashkëpunim, por ka sfida që të forcohen treguesit ekonomik , këmbimet tregtare. Të bëhen investme të përbashkëta në vepra të mëdha , të tërhiqen investitorë të mëdhenjë botëror, etj. Pra, projekte zhvillimore që, ndër të tjera, tek të rinjët e bëjnë më të fuqishëm motivin e qëndrimit, e jo të largimt nga atdheu. Ka edhe sfidanë planine bashkëpunimti ekonomik , sic ishin pandeia apo sic janë krizat aktuale pore dhe këto më lehtë tejkalohen me bashkëpunim që , se thash, është në nivel shumë të mirë.

  • Po, cfarë është sot roli i Ambasadës në Shqipëri ?

Ambasadori Durmishi: Ambasada e Republikës së Kosoëvs në Shqipëri, ka atë rol që e kanë edhe të gjitha amabasadat e tjera të Kosovës nëpër botë. Kuptohet për shumëcka është ndryshe dhe ka specifikat veta. Ambasadanë Tiranë, si cdo amabasadë tjetër, ka për qëllim që të bëjë, në mënyrën më të mirë të mundshme, mbrotjen e interesave të Kosovës dhe ë qytetarët e Kosovës në Shqipëri, të përfaqësoj në mënyrën më të denjë Qeverinë e Kosovës, të pasqyroj realitetet e këtushme, të identifikoj pikat e forta të bashkëpunimit. Bashkëpunimi është detyrë e cdo ambasade ,por bashkëpuni I në këtë relacion, Shqipëri-Kosovë, ka specifikat e veta edhe për nga cilësia edhe për nga vëllimi. Besoj se nuk ka nevojë të shpjegohen. Rol speicifik i Ambasadës është që të jeët aktive edhe për të koordinuar ,jo vetëm ana institucionale, pore dhe iniciativat e tjera joqeveritare si iniciativat biznesore, sportistët, artistët, turistët, etj. Komunikimet në këtë relacion janë shumë dinamike.

  • Dite me pare ne Prishtinë u mbajt takimi i radhës i dy qeverive shqiptare, asaj te Tiranës dhe Prishtinës. Mbledhja e përbashkët e qeverive Kosovë-Shqipëri, tashe sikur eshte bere tradicionale. Cilat jane perfitimet nga keto takime dhe cfare solli takimi i fundit qe u mbajt ne fund të qershorit?

Durmishi: Takimet e dy qeverive tona janë të rergullta, në interevale të caktuara, praktikë kjo që e ndjekin edhe shtete të tjera


Ambasadori Durmishi:
Po, ditët e fundit të qershorit u mbajt mbledhja e pëbashkët e dy qeverive. Takimet e dy qeverive tona janë të rergullta, në interevale të caktuara, praktikë kjo që e ndjekin edhe shtete të tjera. Sic theksova pak më parë qëllimi kryesor vetëkuptohet se është thellimi I bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive dhe dy vendeve tona dhe në interes të qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Që të përgjgijem në pyetjen tuaj konkrete , takimi I fundit ka shënuar avansim të proceseve bashkëpunuese, përmes finalizimit të disa marrëveshjeve të mëparshme ose propozimit të projekteve dhe marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit. U konstatuan finalizimet e lehtësimeve doganore, pika e re kufitare që u hap ndërmjet Kukësit e Dragashit, brezi kufitar me lehetësime kalimi, leje qëndrimi me prceduarë fare të të thjeshtësuar e të lehtë, abetaraja e perbashkët të cilën do ta kënë në këtë vjeshtë të gjithë nxënesit shqiptarë , kudo ku ndodhen, etj. Tutje, marrëveshja shëndetësore do të mundësoj që banorëve të zonave kufitare tu ofrohen shëbimet shëndetësore , p.sh në rajonin e Kukësit, nga kirurgët dhe specialistët e Spitalit të Prizrenit, për shkak të afërssië sigurisht më shpejt se sa ata që do të vinin nga Tirana. Pra racionalizim në interes të qytetarit. Ka përparime në drejtim të bërjes së hekurudhës Durrërs – Prishtinë. Është duke u realizuar faza e fizibilitetit.Besoj nuk ka nevoje të thuhet dicka se cila është rëdnësia e hekurudhës, Eshtë project historik.

  • Meqë jemi në sezonin veror, sa është interesimi i kosovareve në plazhet shqiptare, duket edhte zbehur per shkak qmimeve astronomike?

Ambasadori Durmishi:: Interesim i qytetarëve të Kosovës për plazhet e Shqiëprisë është, sic ka qenë gjitëmonë, shumë i madh. Rëra , uji dhe dielli janë vetëm një nga arsyet dhe motivet , por interesimi për bregdetin e Shqiëprisë shkon edhe përtej kësaj. Ju e dini se kosovarët kanë ardhur në plazhet e Shqipërisë në të gjitha rrethanat, edhe me kushte edhe pa kushte, edhe kur kishte mungesa serioze , majdje edhe në kohë pandemie. Besoj se nuk është nevoja që të numrojmë skaqet e intersimit. Për këtë sezonë, ende nuk ka të dhëna të plota, jemi në sezonë, por nga një vlerësim apriksomativ del se ka më pak vizitorë sivjet. Një nga shkaqet sigurisht është kriza ekonomike e cila manifestohet edhe si shtrëngim momental apo edhe si brengosje për muajtë në vazhdim, sepse nuk dihet sa mund të zgjasë kriza.Nuk mund të përjashtohet edhe faktorët e tjerë si babëzia për cmime enorme nëpër erstorante, paisjet e plazheve, etj. Sidoqoftë, për të qenë më të saktë më duhet të përmbahem nga konstatimet. Mbase do të bëhen analaziat dhe konkulzionet lidhur me këtë sezonë, numrin e atyre që erdhën apo të atyre që nuk erdhen në plazhet e Shqipërisë.

  • Dhe per fund i nderuar Durmishi, gjeneratat e reja ju njohin si ambasador, por une ju njoh si koleg, dmth si gazetar. Sa ju mungon gazetaria. Mund te themi se « tradhtove » gazetarine? Apo ndoshta e ke pare te aryseshme se kontirbuti me i madh i juaj ne avancimin e proceseve do te ishte me shume si ambasador se sa si gazetar, apo jo?

Ambasadori Durmishi: Një pjesë të përgjigjes e keni në pyetjen tuaj. Ka dicka të vërtetë në këtë konstatim, sepse përvoja, mosha, kualifikimet specifike për diplomaci më japin të drejtë se ndoshta mund të kotribuoj më shumë si diplomat. Brezi im i gazetarisë kishim disi dëshirë të citojmë Churchilin e famshëm sipas të cilit gazetaria është profesion i mirë por duhet lënë me kohë. Por duket se sot nuk e ka atë vlerë konstatimi. Cila është koha e duhur? Kjo është pak më e diskutueshme sepse ndoshta secili ka një kohë të veten për të lënë një punë apo për të filluar një tjetër. Edhe këtu ,si kudo tjetër, ideale është nëse një ekip lajmesh , përbëhet nga gazetarë të rinje(energji, vitalitet, ) dhe ata më përvojë që i bën më të besueshëm për tema serioze, kur flasin në ekran. Kualifikimi “tradhëti “ e gazetarisë nuk më duket gjetje me vend. Po e përdorëm këtë kualifikim, për cdo kalim nga një punë në një tjetër, atëherë na del I pafund zingjiri I tardhëtive! Pra është gabim mendoj unë. Tradhti e gazetarisë ( dhe e cdo profesioni tjetër), nëse dëshiron të zgjerohemi pak në këtë temë, është nëse gjatë kohës sa je në një profesion nuk je lojal me të. Nuk je profesionist. Nëse mban fanellen e “Milanit” duhet të jesh qindpërqind lojal dhe I përkushtuar klubit ,nëse nënshkruan kontratë me një klub tjetër kjo nënkupton edhe betim për përkushtim me klubin e ri. A do të thotë se të gjithë gazetarët që kishin ndonjë punë tjetër para se të kalonin në gazetari janë tardhëtarë. Tradhëti është psh, nëse duke qenë gazetar ndikohesh nga interesa jo profesionale, anime partiake, klanore, biznesore etj. Me një fjalë tradhëti është nëse tradhtohet e vërteta, lexuesi, dëgjuesi… Këtu duhet të orientohet debati sepse, për fat të keq, në kohën e asaj që po quhet “post trouth”, e vërteta , faktet,a rgumenti ,nuk po merren fare para syshë. Ndërsa, lidhur me pjesën tjetër të pyetjes, sa më mungon…? Ruaj një lidhje sentimentale dhe emocionale, gjithësesi. Më shumë preferoj të përgjgijem duke konstatuar se më ka ndihmuar shumë. Diplomacia dhe gazetaria janë dy profesione që dallojnë për shumëcka, kanë specifikat e tyre, por kanë edhe shumë të përbashkëta. Ta zëmë shkathtësia për të hetuar cka përbën lajm e ngjarje kryesore, në mesin e një rrëmuje ngjarjesh e zhvillimesh, është një nga pikat e përbashkëta. Në këtë pikë konsideroj se më ka ndimuar shumë gazetaria. Ka edhe të tjera ngjashmëri ku i japin njëra tjetrës këto dy profesione, p.sh komunikimi e sidomos gazetaria mund të jetë përvojë e mirë për cdo diplomat me kultivimin e shkathtësisë së përshkrimit, raportimit, etj. Këtë punë duhet të di cdo diplomat, nëse do do të jetë i varfër , ose konfuz, në perforrmancën profesionale nese nuk do te jete i varfer , ose konfuz ne performancen profesionale »

Derniers articles

Transparency International për korrupsionin ne ballkan: Kosova (83) radhitet në një rang shumë më të mirë, se sa Serbia (98) dhe Shqipëria (104)

Bernë, 26 prill -Ne rapoertine fudmnit te Transparency International, ku flet pe rballkanin trego n se  Kosova (83) eshte ne nje situatae me emire...

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente për shqiptarët...

Freedom House : Qeveria Kurti ka ndërmarrë një mori reformash për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar te trashur qe 20 vite

Brnë, 25 prill -Organizata Freedom House me seli në Uashington publikoi të mërkurën raportin e saj për Kosovën, duke vlerësuar se ky vend vazhdon...

3 thousand Albanians live in the Arab Emirates / Investigation: Dubai, the place of contradictions, « houses » VIP businessmen, but also over 500 Albanian escorts

Bern, 22 avril -Dubai is the most popular city of the United Arab Emirates, located in the southeast of the Persian Gulf. But how...

Zvicër, një ushtari vdes nga një plumb në kokë

Bernë, 25 prill -Një ushtar vdiq pasi u godit aksidentalisht me armë zjarri të martën në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit gjatë një...