15.5 C
Berne
mardi 9/08/2022

Kosova shënon Diten Nacionale të Zvicrës. Është ky mesazhi i ambasadorit zviceran z. Kolly dhe kryeministrti Kurti

Prishtinë, 1 gusht -Në kryeqytetin e Rapuiblikës se Kosovës në Prishtinë u shënua Dita kombëtare e Zvicrës. Kjo festë ka bërë bashkë shumë përfaqësues të ambasadave në Kosovë, pjesëtarë të kabinetit qeveritar e organizata joqeveritare, ku muaren pjese edhe perfaqeues nga diaspora shqiptare ne Zvicer., njofton nga Prishtina korrespondentja e e gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në përvjetorin e 731-të të Zvicrës, kryeministri Albin Kurti deklaroi se nga ky shtet mundohen të marrin mësim për përkushtimin e popullit për pavarësi, demokraci dhe të drejta të njeriut. Nje dite para festes nacionale te te Zvcres, gazeta zvicerane Le Canton27.ch kishte urura kjet dite helevetike edhe 300 mije shqiptareve te cilet jeotjne dhe veprojnjhe ne Zvicer. Kjo gazete ka kërkuar 1 Gushti te festohet edhe në Kosovë, meqë ne kete sezoni verore, per pushime gjenden gati gjysma e kosovareve në vendlindje.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly ka përmendur raportet e mira me Kosovën, ku sipas tij ka shumë projekte të përbashkëta bashkëpunimi.

Ambasadori zvceran ne Kosovë z. Kolly: Shembull e kemi kombëtaren e Zvicrës në futboll 


‘Shumë respekt për Republikën e Kosovës, për një periudhë kaq të shkurtë, ajo që keni arritur, zotëri kryeministër, ju jeni i pari duhet uruar për atë qe keni arritur. Kanë kaluar vetëm disa vite dhe do të jetë proces i gjatë, shpresoj që mos të zgjas, dhe jam shumë i sigurt që nuk do të zgjas qindra vjet si në rastin e Zvicrës. Ju uroj çdo të mirë, njëherësh dua të theksoj bashkëpunimin e ngushtë që kemi ndërmjet vendeve, ku shembull e kemi kombëtaren e Zvicrës në futboll, të cilën mund ta quaj ekip zvicerano-kosovar apo zvicerano-maqedonase. Është edhe bashkëpunimi ekonomik, ka shumë investime, shumë bashkëkombës tuaj kanë investuar në Zvicër duke krijuar vende pune. Kemi shumë projekte bashkëpunimi, dhe kjo është shumë gjë e mirë
“, është shprehur ai.

Ndryshe, zviceranët sot festojnë ditën kombëtare të tyre. 1 Gushti përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane që ne njohim sot. Në vitin 1291 tri kantone malore u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone.

Megjithatë, kjo kartë u zbulua në vitin 1758 dhe Qeveria zvicerane e konsideroi zyrtarisht atë si dokument mbi të cilin ngrihej shteti i tyre nga fundi i viteve 1800. Për herë të parë, 1 Gushti u festua në vitin 1891, ndërsa nga viti 1899 u bë festë vjetore.

Kryeministri Kurti: Nuk do të harrojmë kurrë solidaritetin e popullit dhe shtetit zviceran 

Kurrë nuk do ta harrojmë dhe do të jemi përherë falënderues ndaj solidaritetit të popullit dhe shtetit zviceran në kohën më të vështirë për popullin e Kosovës, qoftë përmes ndihmës së drejtpërdrejtë, qoftë nëpërmjet strehimit të dhjetëra- mijëra refugjatëve gjatë luftës së viteve 1998-99, si dhe me veprime diplomatike, ku ishte njëra nga shtetet e para që njohu pavarësinë e vendit tonë. Jemi mirënjohës për ndihmën e Zvicrës në përmirësimin e ekonomisë dhe mirëqenies në Kosovë. Gjatë gjithë këtyre dekadave keni qenë shumë bujar ndaj vendit tonë”, ka thënë ai.

“Mundohemi të marrim mësim nga përkushtimi i popullit tuaj për pavarësi, demokraci dhe të drejta të njeriut. Në këto kohë trazirash në Evropë, pas agresionit brutal rus ndaj Ukrainës, si dhe gjatë luftës në Kosovë, ne e admirojmë me respekt qëndrimin parimor e të palëkundur të neutralitetit aktiv të konfederatës së Zvicrës në mbështetje të popujve të shtypur. Marrëdhëniet politike dhe diplomatike ndërmjet Konfederatës Helvetike dhe Kosovës janë të reja, sidoqoftë, lidhjet tona shoqërore e miqësore datojnë gjashtë dekada më parë kur punëtorët e parë nga Kosova iu bashkuan tregut zviceran të punës. Që nga atëherë e deri më tani, janë të rralla ato familje kosovare që nuk kanë lidhje me Zvicrën”, ka deklaruar Kurti.

Po ashtu, shefi i ekzekutivit është shprehur falënderues për solidaritetin e shtetit zviceran në kohët më të vështira për Kosovën. Qeveria zvicerane ne vitin 2020 ka vendosur qe ushatret zvcerane (Swisscoy) si pojes ee kFOR-it te qendorjne ne Kosovë deri në vitin 2023 për shkak situtas frazhile ne rajon, ka shkruar ne fund gazeta zvicerane Le Canton27.ch 

Derniers articles

Shefi i OKB-se alarmon: Bota po luan me arme. Vetëm një gabim “na ndan nga apokalipsi”

Gjeneve, 7 gusht - (UN, Le Canton27.ch) Njerëzimi “po luan me një armë të mbushur”, ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres. Dhe...

Gruaja shqiptare me shami nga Guinness World Records: Mbulesa eshte liria ime qe ma garanton OKB!

Shkruan: Arbnora Fejza Idrizi Po e nis këtë shkrim duke u thirrë në teorinë fillozofike të fillozofit francez, Zhan Zhak Ruso i cili thotë-‘’Njeriu lind...

Kosova nuk guxon ta bej te njejtin gabim! OKB kritikon Francën për ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla

Franca ka shkelur një traktat ndërkombëtar të të drejtave të njeriut kur ia ndaloi një gruaje që të mbante shaminë gjatë kohës kur ajo...

Ministrja e drejtesise se Kosoves Haxhiu takon ambasadorin zviceran z. Kolly

Prishtine, 5 gusht -Sot, ministrja e drejtesise se Republikes se Kosoves znj.Albulena Haxhiu eshte takuar me Ambasadorin e Zvicrës, z. Thomas Kolly me ç'rast...

Italianët po i shkulin flokët për garuesen që shkoi të Shqipëria

Berne, 4 gusht -Lara Colturi (15) konsiderohet si një talente me e madha në garat e skive. Tani, pasi u zhvendos nga Italia në...