E thotë edhe ministri serb: Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë ia kanë vënë përpara letrën për njohjen e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kanë arritur në Shtëpinë e Bardhë.
Para nisjes, Hoti tha se pritjet i ka pozitive bazuar nga takimet që ka zhvilluar deri tani në SHBA, ndërkohë që presidenti serb e pranoi se se do të jetë një takim i vështirë, por tha se Serbia nuk do të dorëzohet.
Pak pas arritjes në Shtëpinë e Bardhë, mediat serbe shkruajnë se presidentit serb i është vendosur në tavolinë njohja e Kosovës.
B92 shkruan se Vuçiq tashmë ka para vetes letrën për njohjen e Kosovës.
Ministri i Financave, Siniša Mali, deklaroi se ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiq.
“Ne kurrë nuk kemi marrë një letër më të keqe që kur filluan negociatat me Prishtinën. “Kishte 16 pikë në letër, në tryezë, nga të cilat 10 pikë nënkuptojnë njohje reciproke,” u tha Mali gazetarëve, duke shtuar se kishte shumë pak tema ekonomike.
Kujtojmë se presidenti serb vazhdimisht, e edhe sot ka deklaruar se nuk do të ketë njohje reciproke dhe se Serbia do të qëndrojë në këtë pozicion.