5 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Pa me sy si vriteshin shokët/Ago Agaj në shtratin e vdekjes: « Mos e dhëntë zoti që ».. Nga Anila Ahmataj-News 24-Video

Në emisionin Autokton të gazetares Anila Ahmataj (“News 24”) u trajtua këtë të dielë vepra dhe figura e Ago Agaj Ago Agaj shqiptari që me veprën e tij shkriu kufijt etnik

U largua nga atdheu atëherë kur u vendos diktatura Sllavo-komuniste dhe mbeti përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si një vlonjat pati fatin të jetë i pranishëm në ngritjen e flamurit më 1912, e ndêrsa është luftëtar dhe kronikan për Luftën e Vlorës, atë të 1920-ës. Ashtu si Noli, Konica , Camaj dhe Koliqi edhe vlonjati Ago Agaj mbeti jashtë kufijve të atdheut. Ago në dorëshkrimet e tij shkruante: Se sipas Eqerem Bej Vlorës, Gjin Leka ka jetuar rreth vitit 1570 dhe Leka rreth vitit 1550.

Gruaja e parë e Emin Agos rrëfente se Agajt janë të ardhur prej fshatit « Mollë e Kuqe » Fshat të cilin nuk e kam gjetur në asnjë vend të Shqipërisë, të cilën e kam shëtitur anë e mbanë veçse në Mirditë thotë Ago… Është fakt historik se Arbrit kanë filluar të shtrihen në shekullin e 13-të. Profesor “Stadmuller” këtë dyndje e përshkruan hollësisht.

Qëndra ose kryeqyteti Arbërisë ka qenë pranë Krujës. Mirditë, Mat e të tjera për rreth duhet të kenë qenë nën juridiksionin e tij dhe të një fisi. Banorët e Mollës së Kuqe janë shpërngulur 3 herë për shkak të fatkeqësive të pabërballueshme. Leka la si pasardhës Gjinin dhe Gjini pati tre djem të cilët krijuan fshatrat si Haskogjin, Memogjin dhe Matogjin. Matogjini e ruan ende edhe sot emrin e tij.

Derniers articles