2.2 C
Berne
samedi 21/12/2024

Komandantet serbe te akuzuar nga Haga, gjate luftes ne Kosove, nuk kishin vrare asnje serbe!

Mbi 100 serbe, komandantë te ushtrise serbe (JNA) qofte edhe paramilitare gjate luftes me Kosoven te akuzuar nga Haga per krime, nuk kishin vra asnje serbe, pos shqiptareve!

Kete na e tha ne sy edhe zviceranja del Ponte mua dhe koleges amerikane (CNN) Christiane Amanpour, sa ishim ne zyren e saj me 28 qershor 2001, kur u ekstradua Slloba ne Hage, mu ne diten e «bitka na Kosovo» që ne me gazetaret boteror bënim shaka dhe at me dite e quanim «bitka» e Hages!

Une personalishte kam ndjekur proceset gjyqesor ne Hage kunder Milosevicit, Karaxhicit, Mladicit… dmth gjithe krimineleve apo siq njihen si «peshqi te medhenj» akuzat e tyre ne mijera faqe per krime nuk hasem askund se ata kishin vrare serbe, por vetem shqiptare!

«Kreu i shtetit serb ishte një ndermarje kriminale», me tha ne Hage zviceranja Carla del Ponte ne intervisten e fundit kur ajo ishte kryeprokurore e ICTY

«The joint criminal enterprise was in existence by 1 August 1991 and continued until at least 31 December 1995. The individuals participating in this joint criminal enterprise included Slobodan Milosevic, Radovan Karadzic, Ratko Mladic, Jovica Stanisic, Vojislav Seselj, Zeljko Razntjatovic -Arkan..» Del Ponte told the well-known Albanian journalist Nefail Maliqi.

Carla del Pontes në Zvicër sa ishte ne krye te gjykates nderkombetare per krime ne Ish-Jugosllani arrestoi dhe burgosi mbi 100 serbe perfshire ketu edhe «peshqit e medhenj » te krimit dhe gjenocidit si Sllobodan Miloshevic, Ratko Mladiq, Radovan Karaxhiq etj.. Zviceranja Carla del Ponte asnje shqiptar nuk e la n’burgjet e Scheveningenit

Sipas mediave shqiptare «Gazetari nderkombetar ne Gjeneve i cili ka përcjellur vazhdimisht procedet gjyqesore ne Gjykatën e Hagës dhe aktivitetin e Carla del Pontes ka thene se avokatja zvicerane e kreu misionin e saj me sukses e cila postin e kryeprokurores se TPI-së ne Hagë e la asnjë shqiptar n’burgjet e Scheveningenit… »

Përndryshe mbi 100 e burgosur serbe, kroatë, boshnjake e maqedon kanë mbetur pas grilave ne Hagë për krime dhe gjenocid kundër njerëzimit.

Do përkujtuar se në lëndët që kanë të bëjnë me krime kundër njerëzimit Nga gjykata janë proceduar 268 serbë, 148 boshnjakë dhe 62 kroatë..

Prej tyre, ne Hagë u ftuan 167 serbë, 64 nga të cilët janë dënuar. Nga tre boshnjakët e akuzuar për këtë materie, nuk u dënua asnjëri, ndërsa vetëm 5 nga 16 kroatët e akuzuar e hëngrën burgun. Këto vitet e fundit kane vdekur tre kriminele serb, i pari ishte diktatori i fundit i Evropës serbi Miloshevic.

Ne fakt ne Hage ka pasur edhe shqiptare, madje edhe liderë e komandant te UCK-së, te akuzuar për krime dhe janë mbajtur edhe ne burg deri në ditën e verdikit gjatë procesit, por kanë dalë te pastër, te pafajshëm te cilin qëndrim ne Hagë e kane konsideruar si “ekskursion”

Derniers articles