3.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Pejë, Prokuroria: Kandidati i PDK dhe viktima tjetër vranë njëri-tjetrin

RTK jep lajmin nga Peja: Zgjedhjet serish pergjaken, por kësaj radhe mes anetareve te nje partie. Vriten anetaret e PDK-se mes veti… Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në Pejë, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Viktimat janë Astrit Ademaj, kandidat nga PDK për Kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidat i të njëjtës parti Deçan.

Për këtë ngjarje tragjike ka dhënë prononcimpër RTK edhe Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës.

“Sonte rreth orës 20:20 afër Shkollës Ekonomike në Pejë është dyshuar për të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Nga atje na kanë informuar se dy prej tyre kanë ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes janë njësitet e policisë bashkë me prokurorin e shtetit”.

Ndërkaq , për të këtë ngjarje ka dhënë deklaratë edhe Shkodran Nikçi, zëdhënës nga Prokuroria në Pejë.

“Çka mundem me konfirmu është që si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri dy persona kanë humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur. Në vendin e ngjarjes ndodhet Prokurorja kujdestare dhe njësitë e tjera hetimore policore relevante që po merren me rastin”, deklaroi Nikçi.

 

 

Derniers articles