Presheve, 8 shtator -Ne do të shtypim libra shkollorë në gjuhën shqipe, do të fusim një pjesë të shqiptarëve në sistem, do t’i integrojmë ata, ata do të punojnë si policë dhe mjekë, tha sot presifenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij para publikut, transmeton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
– Por, le ta dinë shqiptarët se cilit shtet i përkasin, nuk ka shantazh apo polemikë – shtoi Vuçiq.
Ai e tha këtë, pas bisedës së sotme me përfaqësuesit e OSBE -së për situatën në Preshevë dhe Bujanoc.
Javën e kaluar, shefi i Misionit të OSBE -së në Serbi vizitoi këto dy komuna, ku bisedoi me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe serbëve.