13.4 C
Berne
vendredi 3/05/2024

Kosovë, denimi për falsifikim të testeve « negativ » të PCR me 8 vjet burg! Policia zgjeron kontrollet!

Prishtinë, 8 shtator -Raste të shumta të falsifikimit të testeve të koronavirusit janë kapur ditëve të fundit nga policia në Kosovë, Serbi, Maqedoni të Veriut, Shqiperi dhe vende tjera te ballkanit, për cka ka pasur mbi 100 arrestime nga policia ne rajon, shkruan gazeta zvicerane ne shqip le Canton27.ch

Për këto falsifikime ka shkruar gjate kesaj jave edhe mediumet zvicerane (Blick, Le Canton27.ch..) të cilat thone se pos Kosovës edhe në vende tjera të Ballkanit po falsifikohen testet PCR, gjë kjo e cila mund të jetë ndër arsyet e ndalimit të Albafestivalit në Zvicër. Mësohet se pas këtyre reportimeve te mediave zvicerane policia e Kosovës ka shtrënguar masat dhe kontrollet ndaj ketyre bandave.

Policia dhe juristet kosovar: Falsifikimi i këtyre testeve konsiderohet vepër penale. Autoret mund te denohen nga 1 deri në 8 vjet burg!

Situata me COVID-19: Policia bën inspektime edhe në aeroport - RaportoLidhur me keto arrestime dhe falsifikme te testeve te COVID-19 gazetari i Le Canton27.ch ne Prishtine ka kontaktuar autoritet e rendit ne Kosovë, te cilet njftuan se gjate kesaj jave kane zbuluar ne laloborator, duke arrestuar dy persona për falsifkim te testeve.

« Gjithsej janë raportuar dhe iniciuar 12 raste. Prej tyre 11 raste për Falsifikim të Dokumenteve, respektivisht falsifikim të testeve PCR Covid-19 dhe 1 rast për mos veprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë… » ka thënë për gazetën Le Canton27.ch major Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës.

Sipas tij « Janë identifikuar 26 persona të dyshuar 15 prej të cilëve janë arrestuar ndërsa ndaj 6 personave është vazhduar në procedurë të rregullt, 5 persona me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në vet izolim. – Për 9 raste janë ngritur kallëzime penale, – Për 3 raste janë duke vazhduar hetimet. »

Sipas juristi Anton Nrecaj « dënimi për këtë lloj të veprës penale shkon nga 1 deri në 8 vjet burg. “Dënimi mund të jetë nga një në katër, pesë apo tetë vite burg. Ky dënim varion se si klasifikohet kjo vepër penale e falsifikimit, ka shtuar ai. Sipas Nrecajt mbi falsifikuesit mund të rëndojnë edhe vepra tjera penale.

“Ka rezultuar që një pjesë e madhe e qytetarëve tonë kanë shkuar në vendet tjera dhe më pas kanë rezultuar pozitiv në coronavirus. Kodi penal e parasheh se nëse dikush qëllimisht shpërndan sëmundje që mund të dëmtojnë shëndetin e të tjerëve, kjo është vepër tjetër penale”. Por, në bazë të ligjeve në fuqi, sipas Nrecaj për këto vepra parashihen edhe dënime me gjobë.Kosova miraton masat e reja kundër pandemisë

Aucune description disponible.Aeroport Prishtina (Foto: Le Canton27.ch) 

Aucune description disponible.Aeroport Genève (Foto: Le Canton27.ch) 

Derniers articles

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...

Kështu ndodhe, kur bota bëhet e «shurdhër» perballë gjenocidit izraelit: Pas Parisit dhe Nju Jorkut edhe në Zvicër, studentët pro-palestinezë pushtojnë Universitetin e Lozanës!

Lausanne. 2 maj -Pushtimi në zhvillim në UNIL! Rreth pesëdhjetë studentë nga Universiteti i Lozanës po kërkojnë llogari nga institucioni i tyre për konfliktin...