12.2 C
Berne
dimanche 28/04/2024

Hage, burg të përjetshëm merr “kasap” per Srebrenices dhe për gjenocidin mbi muslimanet

Hagë, ICTY, 8 qershor -Krimineli serb i radhes, gjenerali Ratko Mlladiç dënohet me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës te shpallyr sot verdiktin e saj nga ICTY, eshte ky lajmi me i fundit nga Haga qe e sjelle reporteri i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch drjetpërsedrejti nga selia e Gjykates se OKB-së nga Haga e cila e ngarkon kriminelin serb me 11 akuza mbi krimnelin serb bashje masakren e Srebrenices ku pesuan 8 mije muslimane

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara e mbështetën dënimin me burgim të përjetshëm ndaj ish-shefit ushtarak serb, Ratko Mlladiq për organizimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe mizorive të tjera gjatë gjithë luftës së Bosnjës më 1992-95.

Ish-komandanti serb, Ratko Mlladiq ka humbur apelin e tij kundër një dënimi të përjetshëm të vitit 2017 për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, mbështeti dënimin e përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e rreth 8,000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë në Srebrenicë.

Dhoma e Apelit gjithashtu hodhi poshtë apelin e prokurorisë për të fajësuar, Ratko Mlladiqin, për gjenocid në gjashtë qytetet tjera të Bosnje dhe Hercegovinës.

Mekanizimi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë, është një institucion pasardhës i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Vendimi i Apelit do të thotë që ish-gjenerali 79-vjeçar do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg.

Procesi gjyqësor i apelit është vonuar vazhdimisht për shkak të shëndetit të tij dhe së fundmi, nga pandemia e COVID-19.

Shefi politik i Mlladiqit gjatë Luftës së Bosnjës, Radovan Karaxhiq, gjithashtu po vuan një dënim të përjetshëm për gjenocid.

Derniers articles

Mediat franceze pyet: Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur një të tretën e popullatës tashmë e ka në Bashkimin Europian?

Bernë, 28 prill -Një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t'u bashkuar me klubin e njëzet e...

Edita Tahiri: Berisha rrëzoi sistemin totalitar, futi Shqipërinë në NATO, mbrojti Kosovën kur Rama donte ta ndante

Politikania e njohur, Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në dialogun me Serbinë ka qenë e pranishme në tubimin e qytetarëve, në mbështetje të ish-kryeministrit...

Il busto di « Skenderbeu » è danneggiato a Ginevra. Sul posto la polizia, avviano le indagini…

Ginevra, 27 aprile - Ieri nella tarda notte è stato danneggiato il busto dell'eroe nazionale Gjergj Kastrioti Skënderbeu, che si trova a Ginevra, in...

Le buste du héros albanais « Skenderbeu » est endommagé à Genève

Genève, 27 avril - Hier soir, tard dans la nuit, le buste du héros national Gjergj Kastrioti Skënderbeu, qui se trouve à Genève, au...

The bust of Skenderbeu is damaged in Geneva/Albanian community in Switzerland: Repeated event

The bust of our national hero Gjergj Kastrioti Skënderbeu, which is located by the lake, in Geneva, Switzerland, was damaged yesterday evening, by persons...