4.6 C
Berne
samedi 21/12/2024

Biden takon Putinin më 16 qershor në Gjenevë. Temë e bisedimeve, pos krizave në botë edhe Kosova dhe ballkani

Gjenevë, 25 maj -Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se një samit në mes të presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin do të zhvillohet më 16 qershor në Gjenevë. Gazeta zvicerane ne shqip nga burimet e saj diplomatike ka mësuar se nga ky takim « tête-à-tête » mes Biden-Putin pos pandemisë dhe krizave në botë do debatohet për edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe zhvillimet ne ballkan 

“Liderët do të diskutojnë një mori çështjesh, teksa ne tentojmë të rikthejmë stabilitetin e marrëdhënieve SHBA-Rusi”, ka thënë Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate më 25 maj.

Kremlini ka thënë se dy presidentët do të diskutojnë për pandeminë e koronavirusit, konfliktet rajonale dhe stabilitetin strategjik bërthamor, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Rreth ketij takimi te ardhshem mes dy patronëve te superfuqive boterore, mediat nderkombëtare sot kane perkujtuar edhe dekleraten e Biden, i cili në mars të këtij viti ka thënë se beson që Putin është “vrasës” – deklaratë kjo qe ka tensionuar marrëdhëniet mes dy shteteve – kishte propozuar mbajtjen e një samiti me presidentin rus në prill të këtij viti, ndërkohë që administrata e tij përgatitej për sanksione të reja kundër zyrtarëve rusë, për herë të dytë në tre muaj të udhëheqësisë.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se janë duke finalizuar detajet e samitit.

 

Derniers articles