5 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Anxhela Peristeri dhe Gjon Muharremaj në “Eurovision” emocionuan dhe bënë krenarë shqiptarët ne ballkan, në Zvicër dhe diasporë

Bernë, 21 maj -Në festivalin nderkombëtar te kenges “Eurovision”, Shqipëria mori shumë duartrokitje në performancën e saj nga Anxhela Peristeri. Nata e dytë e Eurovision-it, Shqipëria e 11-ta në renditje, Zvicra me përfaqësues shqiptar Gjon Muharrmaj e 16-ta u kualifikuan në finale, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Artistja ka prezantuar denjësisht shqiptarët mbrëmjen e sontme në Roterdam, ku u organizua nata e dytë gjysmëfinale.

Anxhela Peristeri dhe Gjon Muharremaj emocionoi dhe bëri krenarë gjithë shqiptarët ne ballkan dhe diaspore

Lajm i mirë për Zvicrën. Të enjten, 20 maj 2021, Gjon Muharremaj alias Gjon’s Tears i cili përfaqëson Zvicren në Eurovision Song Contest, u kualifikua në finalen e konkursit. Sipas mendimit të shumë vëzhguesve, Freiburguasi 22-vjeçar dha një nga paraqitjet më të mira të gjysmëfinales. “Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. E bëra! Dhe kjo është shumë për shkakun tënd. Plot me përqafime. Nuk i kam fjalët. Faleminderit ”, reagoi këngëtari në Instagram një ditë pas performancës së tij.

Të Shtunën, 22 maj 2021, ai do të përballet me 25 konkurrentë të tjerë nga e gjithë Evropa. Kjo finale do të transmetohet në RTS Un nga ora 21:00.

Anxhela me këngën “Karma” arriti e para të kualifikohet në finalen e madhe të “Eurovision”, duke bërë që të shpërblehet puna që ka bërë gjithë këtë kohë për këtë paraqitje.

Këngëtari Ardit Çuni, i cili është bashkë me ekipin e Anxhelës në Roterdam, ka publikuar një video emocionuese nga momenti kur e kuptuan se Shqipëria është kualifikuar për finale.

Ndryshe, përveç Anxhelës, në këtë mbrëmje në finale kaloi edhe Gjon Muharremaj, i cili përfaqëson Zvicrën në festival.

Mbrëmja finale e “Eurovision 2021”, mbahet të shtunën (22 maj).

Derniers articles