5 C
Berne
dimanche 22/12/2024

LDK e Gjeneves i thote PO votimit te Vjosa Osmanit per presidente!

Nëndega e LDK-së në Gjenevë përkrah vendimin e Kryesisë për të marrë pjesë në votim për Presidenten

Nëndega e LDK-së në Gjenevë ka shprehur përkrahjen për Kryesinë e LDK-së, e cila mori vnedim për të marrë pjesë në votim të preisdentes së Kosovës.

“Pas zgjedhjeve nacionale që per herë te parë LDKja ra aq shumë me vet fajin e saj, dhe pas zgjedhjeve të lira te LDKse ku kryeatr u zgjodhe z.Lumir Abdixhiku, nëndega LDK-së në Gjenevë me shumicë votash përkrah vendimin e kryesisë që të mos bllokohen institucionet e shtetit këtë rast presidenca se për këto kemi luftuar dhe është derdhur gjakë. Vendimi për të ndejt në sallë pa kurrfarë interesi tregon se LDK-ja nuk i bllokon institucionet por do të qëndrojë dhe t’i hap rrugë institucionit më të lartë”.

Më tutje thuhet se, edhe ata që nuk e mbështesim këtë vendim, i mirëkuptojmë por që duhet që duhet t’i kontribojmë shtetit.

LDK-ja e ka rrit zonjën Vjosa Osmani dhe LDK-ja sot po ja mundëson me u zgjedhë presidente andaj kjo duhet te jetë mirënjohëse ndaj LDK-së dhe elektoratit të saj që në këto momente të vështira po del nga vetvetja për t’i dhënë besimin. Nuk janë pak edhe ata që janë kundër këtij vendimi që i kuptojmë por logoja në zgjedhje ishte SHTETI andaj ju deputet të LDK-së me votën tuaj mund t’i kontriboni SHTETIT. LDK-ja gjithmonë u sakrifikua si qiri dhe do e bëjë për shtetin andaj jo rastësisht quhemi parti shteformuese”, thuhet në njoftimin e tyre.

Derniers articles