5.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Vaksinat sot ne Kosove dhe Shqiperi merite edhe e Federates se Mjekeve Shqiptare ne Evrope. Dr.Aurora Dollenberg i shkruan BE-së ne Bruksel

Berlin, 30 mars -Gjendja dramatike dhe e ndere muajve te fundit perballe pandemise si në Shqiperi ashtu edhe ne Kosovë dhe viset tjera shqiptare ne ballkan, kur koronavirusi ne dite merrte nga dhjetera  viktima, mjeket shqiptare ne Eropë nuk mundën të qëndrojnë duarkryq, por ata u mobilizuan si ne terren ashtu edhe përmes nje ser aktivitetesh dhe kontakteve me organizata nderkombëtare si dhe autoritetet e larta te BE-së dhe OBSH (WHO). Keshtu, presidentja e Federate se Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Dr. Aurora Dollenberg ne fillim të ketij muaji ju drejtua me një leter presidentes së KE, Von der Leyen per te ndermarur hapa konkret ne favor te shpëtimit te popullates shqiptare ne ballkan nga COVID.19, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch (The Kampaign «Secure vaccines for the Albanian speaking countries» – Open Letter addressed to the European Commission).

Letra e Dr. Aurora Dollenberg, kryetare e Federates se Mjekëve Shqiptare ne Evropë me seli ne Berlin drejtuar autoriteteve te BE-së ishe kuptuar seriozisht, per cka edhe nga kabineti i presidentes së KE, Von der Leyen reaguan menjëhere duke ju pergjigjur permes nje letreje drejtuar presidentes se FMSHE Dr. Aurora Dollenberg
Iniciativa e Mjekeve “PRO Vaksinave per vendet shqiptare” nga Federates europiane e Mjekeve me sukses ne EU, ku Presidentja e Bashkimit Evropian Znj. Ursula von der Leyen ka reflektuar pozitivisht per gatiatishmeri per detajimin e strategjise se sigurimit te shpejt te vaksinave efikase per shqiptarine.

Dr. Aurora Dollenberg presidentes se KE znj. Von der Leyen i  kerkon vaksionim urgjent të shqiptarëve ne ballkan

Fushata «Siguroni vaksina për vendet shqipfolëse» (The Kampaign «Secure vaccines for the Albanian speaking countries» – Open Letter addressed to the European Commission). Kryetarja e Federatës se Mjekëve Shqiptar në Evropë Dr. Aurora Dollenberg i shkruan presidentes se KE znj. Von der Leyen. I kerkohet vaksionim urgjent të shqiptarëve ne ballkan, njofton gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27.ch”

“Disponueshmëria dhe transporti i dozave të nevojshme të vaksinës së nevojshme dhe mjetet përkatëse të menaxhimit strategjik për të vaksinuar popullatën në Shqipëri, Kosovë, Maqedonine Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës …”, thuhet ne fillim te kesaj letre ter  nga kryetares së FMSHE znj.Dollenberg, derguar presidentes se KE znj. Von der Leyen.

Angazhimi i jashtezakoshem i Mjekeve dhe profesionisteve te Federates do te vazhdoi i pandalur deri ne arritjen e shpejt te imunitetit te popullates.

Pas pak javësh zyrtaret nga kabinetit te Komisionit Evropian në Bruksel ju jane pergjigjur presidentes  se Federatës se Mjekëve Shqiptar në Evropë Dr. Aurora Dollenberg

Ne fillim te perjgigjes nga brukseli thuhet: E dashur Dr. Dollenberg, Presidentja von der Leyen ju falenderon ju dhe koleget tuaj, për letër e hapur, në emër të Federatës Mjekësore Shqiptare për Evropën, lidhur me BE bashkëpunim për programet e vaksinimit COVID-19 në Shqipëri dhe në vendet e tjera perëndimore Vendet e Ballkanit dhe ju kërkuar me mirësi një takim me Presidentin për të diskutuar këtë çështje më tej. Ne kemi marrë parasysh përmbajtjen e letrës tuaj të hapur dhe e kemi ndarë atë me anëtarët kompetentë të Federatës dhe shërbimet e saj. Pavarësisht angazhimit të Presidentit për solidaritetin e vaksinave, i cili ka qenë i rëndësi e vazhdueshme për Komisionin – BE dhe Shtetet Anëtare të saj janë ndër kontribuesit më të mëdhenj të COVAX. Faleminderit paraprakisht. Mund ta shfrytëzoj këtë rast për t’ju shprehur urimet e mia më të mira. Juaji sinqerisht, Ursula von der Leyen..”

Sot edhe pse pak me vone si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosovë kemi vaksinat e para per popullaten shqiptare. Sikur mjeket ashtu edhe autoritet nga Kosova dhe Shqiperia kane falenderuar angazhimin permanent te mjekeve shqiptare ne Evropë te tubuar ne Federaten e Mjekeve Shqiptare ne Evropë qe drejtohet ngaDr. Aurora Dollenberg te cilen u mobilizuan dhe sensibilizuan komuniteti nderkombëtar, sidfmso ate veropian ne Bruksle dhe Gjenevë.Dhe shume kush shtzorn yxpetjen ne Prishjtiune dhe Tiranë, siukur t’mos ishte anagzhimi i Federates së Mjekeve Shqiptare ne Evropë a do kishte sot vaksina në Kosovë dhe Shqipëri?, ka shkruar gazetas zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Federata Mjekësore Shqiptare e Evropës është një organizatë e madhe me mbi 3000 profesionistë mjekësorë si anëtarë, shumica e të cilëve janë specialistë të njohur në fushën e tyre, duke përdorur njohuritë e tyre për t’i shërbyer popullatave të vendeve evropiane ku janë vendosur si shtetas.May be an image of text

Derniers articles