0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Nesër mbahet konferenca e parë shkencore e diasporës shqiptare, në Akademinë e Shkencave të Lidershipit

Cyrih, 26 mars -Neser do Konferenca e Parë Shkencore e Diasporës Shqiptare, në Akademinë e Shkencave të Lidershipit në Zvicër « Shkencëtarët e Diasporës Shqiptare i shërbejnë botes dhe rrënjeve të veta! », do mabahet më 26. dhe 27.03.2021 nga ora 17.00-22.00 (koha e EU) përmes aplikacionit virtual Zoom, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Akademia e Shkencave të Lidershipit në Zvicër (ALSS) ka nderin të ju infromojë se kjo konferencë ka zgjuar një intersim shumë të madh tek shkecëtarët e diasporës Shqiptare. Gjithësejtë do prezantohen 43 punime dhe projekte shkencore, nga shkencëtarët tonë, të cilët në shtetet përndomore kanë arritur majat e suksesit në fushat e tyre shkencore.
Po ashtu ju njoftojmë se deri tani në këtë konferencë janë regjistruar qindra shkencëtare dhe shkencëtar të diasporës por edhe të vendenve Amë për ti ndjekur punimet e kësajë konference. Kjo konferencë është inicuar dhe oraganizuar nga themeluesi dhe udhëheqësi i Akademisë se Shkencave të Lidershipit në Zvicër, Prof. Dr. Fadil Tafil Çitaku, PhD, profesor dhe ekspert ndëkombëtar i shkencës së Lidershipit. Për të hapur këtë konferencë janë të ftuar edhe pesonalitete të politikës të shteteve Amë.
Pjesa e parë e konferencës përmabanë prezantimin e 43 punimeve dhe projekteve shkencore të fushave të ndryshme shkencore dhe senaca diskutimesh në plenum.
Pjesa e dytë e konferncës përmbanë diskutime strategjike në plenuem me të gjithë shkencëtarët dhe pjesëmarrësit e konferencës duke shjelluar këto tema:
1. Propozime strategjike: si shkencëtarët e disaporës Shqiptare mund të rrjetëzohen më shumë më njëri -tjetrin dhe të bashkuar ti shtojnë vlerën punës së tyre shkencore dhe projekteve të tyre?
2. Propozime strategjike si konkretisht shkencëtarët e disaporës Shqiptare mund të ndihmojnë në mekëmbjen e vendeve Amë?
3. Propozime strategjike: si konkretisht shkencëtarët e disaporës Shqiptare mund të ndihmojnë në përpilimin dhe jetësimin e një Strategjie Kombëtare që garantonë prosperitet për të gjithë Shqiptarët.

Derniers articles