10.9 C
Berne
jeudi 2/05/2024

Reagon Behgjet Pacolli, pas akuzave të Ganes ndaj kryeministrit Albin Kurtit për vajzën e tij

Ish-presidenti i Kosoves dhe Kreu i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka reaguar pas akuzave të deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ndaj kryeministrit Albin Kurti, se “vajza e tij nuk flet shqip”.

Pacolli ka treguar se edhe ndaj tij ka pasur sulme të njëjta për fëmijët e tij

Ai ka thënë se fëmijët e tij flasin shqip jo më pak se çdo fëmijë në Kosovë, ndërsa ka theksuar se fëmijët duhet të lihen të flasin në gjuhën që duan ata, transmeton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

z.Pacolli nder tjera ka shkruar se «Askush nuk ka të drejtë të sulmoj askënd duke përdorur fëmijët. Fëmija është i shënjtë për çdo prind pa marrë parasysh kush është ai dhe çfarë profesioni ushtron. Fatkeqësisht edhe mua janë munduar të më sulmojnë se « fëmijët e mi nuk flasin shqip » (Ata flasin shqip jo më pak se çdo fëmijë në Kosovë). Ne sot jetojmë në një botë ku fëmijët mësojnë disa gjuhë në të njëjtën kohë, dhe të gjithë fëmijët janë njësoj të veçantë në zemrat tona. Është e rëndësishme që ne të rriturit t’i lëmë fëmijët të jenë fëmijë, të flasin në çfarë gjuhe duan. Çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijën e tij. Fëmija është pasuria më e madhe në jetë.. »

 

Derniers articles

Zvicra dënon shqiptarin me tetë muaj burg dhe 8.500 CHF. Shkaku, çift nga Lucerni abortoi ilegalisht

Bernë, Gruaja zvicerane aborton ilegalisht vetë me ilaçe. Burri i saj dënohet me tetë muaj burg Gruaja që e ndërpret shtatzëninë vetë ose e...

Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci

Shqiptarja Majlinda Vatnikaj dhjetë vjet më parë u martua me fermerin Darko Miladinoviq nga fshati Beli Breg afër Aleksinacit dhe për shkak të dashurisë...

Gazetarja britanike Alice Taylor në Tiranë: Shqipëria ka shumë probleme me lirinë e medias, mafian, drogën, krimin, drejtësinë, korrupsionin, eksodin…Mediat, politikisht janë të njëanshme,...

Gjenevë, 2 maj -Me rastin e Ditës ndërkombëtare (3 maj) të gazetarëve tashmë sikur është bërë tradite të jepen bilance mbi gjendjen e lirisë...

Edhe kjo ndodhë: Bukuroshja Belinda balluku nga pastruese në Greqi bëhet zv/kryeministre e Edi Rames në Shqiperi ?!

Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar...

Sekretari i Shtetit zviceran Fasel ka pritur sot Zv/kryeministrin e Kosovës. Biseduan për integrime dhe imazhin e shqiptarëve

Bernë, 30 prill -Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua ditën e djeshme gjatë...