0 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Vota e komunitetit shqiptare që po bën ndryshimin edhe ne Zvicër…

Shkruan: Nefail MALIQI

Më 28 mars të këtij viti në Gjenevë do të zgjedhet, do te votohet më i preferuari, më i merituari për të zënë vendin e shtatë të Këshillit të Shtetit për dy vitet e ardhshme.

Personalitet politike që po garojne janë Fabienne Fischer (të Gjelbrit), Pierre Maudet (i pavarur) dhe Yves Nidegger (UDC). Ata gjate fushatave dhe debateve janë përplasur disa herë që nga janari i ketij. 

Te tre kandidatet (Fischer, Maudet dhe Nidegger) gjate fushates debatuan dhe polemizuan përballë sfidave te ndyrsdhme, sidomos te menaxhimin e pandemisë, rrugën për të dalë nga kriza, per poltikat  e migracionin, lufta kunder krimit te organizuar etj..

Kanotni i Gjenevës i bannuar me rreth 500 mije banore, konsiderohet kantoni më i poipullar me te huaj. Ata përfaqësojnë 42% të popullsisë. Nese joi ne kantonet tjera, ne Kantoine Gjenevës per shkak pranise se madhe te te huajve, vota e tyyre ne këte rast i komunitetit albanofon (shumica kosovar) mund te jete vendimtare qofte ne referendume apo ne zgjedhjet e qytetit apo ato kantonale, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Jemi deshmitare se vota e diaspores shqiptare sidomos ajo nga Zvicra kishte ndikim te madhe ne zgjedhjet e fundit te 14 shkurtit ne Kosovë duke beri ndryshimin. Dhe vota e komunitetit shqiptar nga Zvicra, sidomos nga Cyrihu dhe Gjeneva dha frytet e veta ne Kosovë duke i sjellur fitoren e partise se Albin Kurtit (sot krYeminister) nga « Vetëvendosje » (l’autodétermination) duke larguar nga pushteti partite e qeverive me duar te papastra, te cilat e mbajten vendin per 20 vite rresht te korruptur.

Pra, vota e komunitetit kosovare, për shka numir te tyre te madh mundë të ketë ndikim edhe në Zvicër. Vota e komuniteti kosovar mund te jete vendimtare edhe ne zgjedhjet e e 28 mars per zgjedhjen e Këshilltarit te Shtetit ne Gjenevë. Sikur zviceranet edhe komuniteti albanofonë në Gjenevë, numri i te cileve sillet rreth 30 mije, te cilet po ashtu jane te ndare dhe kane preferencat e tyre se për kë do të votojne të dielen e ardhshme ose ata veq kanë votuar përmes postes.

Themi kështu sepse ne Kantonin e Gjeneves ne mesin e 41 % te huajve (mbi 200 mije) gjenden edhe rreth 30 mije albanofon kryesisht nga Kosova por edhe nga Madedomia Veriore, Lugina e Presheves (Serbia) e Shqiperia te cilët jane me te drejte vote. Gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch ka mësuar se ne kantonin e  Gjenevës me te drejte vote jane rreth 4-5 mije albanofon, te cilet jane qytetare zviceran qe posedojne pasaporten e shtetit helevetik.

Vota e komunitetit shqiptare edhe në Zvicer mund ta bëjnë ndryshimin, sidomos ne kantonin e Cyrihut, Gjenevës, Vaudit, Baselit, St.Galenit, Luzernit etj.. Pra, të presim me 28 mars cfare do të ndryshojne në Gjenevë.

 

Derniers articles