13.3 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Ambasadorja e Kosovës ne Izrael Ines Demiri: Hapja e ambasadës sonë në Jerusalem akt historik

Ines Demiri, ambasadore e parë shqiptare në Izrael (Jerusalem)  

Jeruzalem, 15 mars -Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës ka njoftuar dje se është hapur Ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jerusalem. Ambasadorja Ines Demiri, është shprehur e gëzuar për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch me rastin e hapjes zyrtare të Ambasadës së Kosovës. Demiri tha se « është nderi më i madh i jetës sime t’i shërbej me krenari vendit tim në Izrael”

Ambasadorja e Kosovës në Izrael znj.Ines Demiri për herë të parë flet në cilesinë e ambasadores për një medium, në këtë rast për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Se si e ka pritur hapjen zyrtare të ambasadës së Kosves dje në Jerusalem te Izraelit dhe cfare don te thotë kjo për Kosovën dhe shqiptarët, ambasadorja Ines Demiri është përgjigjur se « Njohja e vendit tonë nga izraeli ka hapur një horizont të ri për Repuiblikën e Kosovës dhe është një veprim i rëndësishem, madje historik për perspektivën e vendit tonë qe vazhdon konsulidimit e Kosovës në arenën nderkombëtare. Pra, edhe hapja e ambasëdes se Republike se Kosoves sot në Izrael është një lajm padyshim shumë i mirë, madje që mund të themi se është ky lajmi më i mirë për ket vit që do të thoja një dëshmi e marëdhënieve dhe miqësise së mire dhe  kahershme mes dy popujve të lashtë, shqiptarëve dhe ebrejëve. Për mua personalisht, per karrierën time është një nder i madh historik si ambasadore e parë e një vendi mik. Jam e privilegjuar dhe natyrisht krenare!.. »  

Ndyshe gazeta zvIcerane në shqip Le Canton27.ch ka mësuar se sot në ambasaden e Kosoves ne Jerusalem do te mbahet një ceremoni, pritje kjo e 20 vetash (per shkak pandemise) me rastin e hapjese se ambasades ku do te marrin pjesë autoritetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit për të uruar ambasadoren e re znj.Demiri dhe për të nisur bashkepunimin. Kurse mysafireve ne këte ceremoni, ditë feste do t’ju drejohet me një fjalim ambasadorja e Republikës së Kosovës në Izrael znj.Ines Demiri.

Hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem ka pasë jehonë të madhe, pos ne mediat shqiptare edhe në ne ato izraelite dhe botërore. Kështu gazeta e njohur izraelite sikur “The Jerusalem Post” ashtu edhe Ynet.co.il japin lajmin e parë per hapjen e ambasades se Kosoves ne Jeruzalem me shkrimin e titulluar: Ambasada e tretë në Jeruzalem: Kosova përuron ambasadën e parë në Izrael » (שגרירות שלישית בירושלים: קוסובו חנכה את הנציגות הראשונה בישרא) e cila në vazdshim ka shkruar se  «Shteti musliman, i cili vendosi marrëdhënie me Izraelin përmes zoom (המדינה המוסלמית שכוננה יחסים עם ישראל דרך הזום, פתחה את שערי הנציגות הראשונה) hapi dyert e misionit të parë në vend – pasi bisedimet filluan pas një marrëveshje ekonomike me Serbinë, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ines Demiri ka një CV te gnjeshur dhe të pasur, me karrierë dhe përvojë të mirë diplomatike në Evropë dhe SHBA. Ajo sa ka perfunduar mandantin (2016-2021) ne konsulatën e Kosovës në New York.

Për fund do shtuar se ambasadorja Ines Demiri është nga Prizeni, nënë e dy fëmijeve. Studimet dhe faklutetin e gjuhës angleze dhe masterin për marëdhenie ndërkombëtare për diplomaci ka mbaruar ne Turqi, Izrale dhe Paris.   Kosova hap ambasadën në Jerusalem

Derniers articles