21.8 C
Berne
jeudi 18/06/2026

Ditëlindja e Nënës – Forca që më ngriti në jetë

Ardita Brahimi Idrizi

Nëna ime, urime ditëlindjen sot,
zemra m’mbushet me dashni e plot lot.
Kam shumë çka me t’thanë e me t’falenderu,
për gjithçka që ke ba për mu kaluarën e sot
Ti më linde, më rrite me dorë të butë,
më edukove me zemër të pastër e të urtë.
Më mësove me jetu me nder e me shpirt,
me e pa jetën me sfidë,sprovë e fund dritë
Faleminderit për çdo natë pa gjumë,
për çdo sakrificë që s’e harroj kurrë.
Faleminderit që s’u lodhe asnjëherë,
për ne ke qenë gjithçka në çdo rrugë.
Faleminderit që ma rrite Omerin me dashni,
13 vjet për të ke qenë si dritë në sy.
Faleminderit për Omeren time të mirë,
9 vjet kujdes e përqafime të sinqerta e të lirë.
Faleminderit që edhe Unikun e vogël, 2 vjeç,
e rrit me zemër e dashni pa fjalë të tepërt.
Ti je shtylla e shtëpisë, forca jonë e vërtetë,
pa ty s’kishte kuptim kjo jetë, as nuk do të ketë
Një gjë e di me shpirt e me besim, e shpirtë
çdo sukses i imi e ka emrin tënd në fillim.
Falë teje jam kjo që jam dikur, sot, nesër
pa ty s’do isha asgjë në këtë jetë
Nëna ime, sot është dita jote e artë, e shejtë
po dashnia jem për ty s’ka as kufi as prag.
Të uroj shëndet, lumturi e jetë të gjatë,e të lumtur
të rrojmë bashkë të lumtur, ditë pas dite gjatë.

Derniers articles