26.6 C
Berne
mardi 16/06/2026

Në Gjenevë u mbajt një tubim për krimet, dhunimet seksuale dhe mbi gjonocidin serbë në Kosovë ku moren pjese Vasfije Buqe Goodman, Bradhyl Mahmuti, Feride Rushiti…

Gjenevë, 14 qershor -Gjate uikendit te fundit, në Gjenevë eshte mbajtur nje tubim i hapur me publikun dedikuar krimeve dhe gjenocidit serbe ne Kosovë, me theks te veqant mbi dhunimet seksuale të 20.000 femrave shqiptare nga forcat kriminale, policore, ushtarake dhe paramiltare serbe ne luften e fundit ne Kosovë. Pos te zhdukurve (missing) kjo mbetet nje nder plagët më të rënda të luftës së fundit në Kosovë me të cilat përballen jo vetem te mbijetuarat dhe të mbijetuarit por edhe shqëria jonë, njofton gazeta zvicerane LeCanton27.ch

Në panelin e kësaj tribune muaren pjese  mysafire nga Kosova, të cilat ndanë përvojat, vuajtjet, sfidat, njohuritë dhe angazhimin e tyre: Vasfije Buqe Goodman, Feride Rushiti, Shqipe Shehu-Brovina dhe Leonora Selmani.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Qeveerise dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ndër ta edhe nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, e përfaqësuar nga znj. Floreta Kabashi.

Vasfije Buqe Goodman foli e para ne ekte tribuine për guximin për të dëshmuar publikisht për krimet e luftës.

Vasfije Buqe Goodman njihet kryesisht si e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe si një nga zërat më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të të mbijetuarave të kësaj dhune. Ajo u bë e njohur pas shumë vitesh heshtjeje, vendosi të tregojë hapur për dhunën seksuale që kishte përjetuar gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Me dëshminë e saj publike, ajo theu tabutë dhe stigmatizimin që shpesh i shoqëron të mbijetuarat e dhunës seksuale në konfliktet e armatosura. Për shkak të angazhimit të saj, ajo është vlerësuar gjerësisht si simbol i guximit, qëndresës dhe kërkimit të drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë.

Ajo është bërë e njohur veçanërisht si një nga gratë që ka folur publikisht për përvojën e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, duke kontribuar në thyerjen e stigmatizimit dhe heshtjes që ka shoqëruar këtë temë për shumë vite.

Feride Rushiti ish-kandidate poenciale pë rrpwsidnetee Kovoës, njihet si mjeke, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe themeluese e Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Ajo ney vazsdhim ka folur për rolin dhe kontributin siq e tha , të jashtëzakonshëm të Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në rehabilitimin fizik, psikologjik dhe social të viktimave të torturës, të mbijetuarve të luftës dhe veçanërisht të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kurse Shqipe Shehu-Brovina si mjeke gjinekologe, poete, veprimtare e çështjes kombëtare dhe mbrojtëse e të drejtave të grave në Kosovë u ndal ne anagzhimin e saj në fushën e mjekësisë, veçanërisht në kujdesin shëndetësor për gratë, si dhe në dokumentimin dhe ngritjen e vetëdijes për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Leonora Selmani njihet për angazhimin e saj në mbështetjen dhe fuqizimin e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe për kontributin në ngritjen e vetëdijes shoqërore për sfidat me të cilat ato vazhdojnë të përballen. Ajo u ndal për punën e saj në fushën e barazisë gjinore, të drejtave të grave dhe hartimit të politikave e legjislacionit në institucionet e Kosovës. Ajo ka ushtruar detyrën e Shefes së Divizionit për Legjislacion në kuadër të Agjencia për Barazi Gjinore, institucion që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Para pjesëmarrësve foli edhe Bardhyl Mahmuti, shkrimtar, publicist dhe ish-veprimtar politik shqiptar nga Kosova, i cili gjatë luftës ka qenë përfaqësues i UÇK-së në diplomaci dhe më vonë është angazhuar në dokumentimin e krimeve të luftës dhe të gjenocidit në Kosovë. Z.Mahmuti tha se dhuniet e vitit 1999 ne Kosovë nuk jane te fundit nga serbet, qe eshte nje gjenocid i paparë, por ato datojne shume me heret që nga koha e Cubrollovicit, Rankovicit e deri tek kryekrimeneli serb Miloshevic.

Në këtë tubim, përveç organizatores Linda Rexhaj Maliqi, morën pjesë edhe përfaqësuese të tjera të grave, si Blerina Zoto, Shefake Ramadani etj.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të mediave, ndër ta redaksia e gazetës zvicerane LeCanton27.ch, portali Albinfo dhe gazetari Ejup Arifi.

Derniers articles