14.2 C
Berne
dimanche 14/06/2026

Sot zviceranët votojnë për kufizimin e numrit të banorëve (jo 10 milionë) Si do te reflektohet tek komuniteti shqiptarë?

Bernë, 16 qershor -Qytetarët zvicernaë sot do të votojnë për iniciativën “Jo një Zvicre me 10 milionë banorë”, e mbështetur nga Partia Popullore Zvicerane (SVP). Nëse miratohet, autoritetet federale do të obligohen që deri në vitin 2050 të sigurojnë që numri i banorëve të përhershëm të mos e kalojë këtë shifër, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.

Kë do ta dëmtojë kjo iniciativë?

Përveç “Referendumit kundër Ligjit për Shërbimin Civil”, votuesit zviceranë do të votojnë edhe për iniciativën popullore: “Jo një Zvicre me dhjetë milionë banorë”. Kjo u vendos nga Këshilli Federal, i cili e shpalli referendumin për 14 qershor.

Në thelb, bëhet fjalë për pyetjen: “Sa njerëz duhet të jetojnë në Zvicër?” Me iniciativën e saj, Partia Popullore Zvicerane (SVP) populiste e krahut të djathtë dëshiron të sigurojë që popullsia e përhershme e vendit të mos kalojë dhjetë milionë njerëz deri në vitin 2050.

Zvicra aktualisht ka rreth 9.1 milion banorë, gati dy milion më shumë se në fillim të shekullit. Rreth 80% e kësaj rritjeje vjen nga migracioni ndërkombëtar, ndërsa shkalla e lindshmërisë mbetet e ulët, me rreth 1.3 fëmijë për grua. Të huajt përbëjnë rreth 27% të popullsisë, ndërsa vlerësohet se afër 40% e banorëve kanë sfond migrues, përfshirë të natyralizuarit dhe gjeneratën e dytë. Shumica vijnë nga vendet e BE-së dhe EFTA-s, kryesisht për punë.

Mbështetësit e kufizuesit, të udhëhequr nga Partia Popullore Zvicerane (SVP) e krahut të djathtë, argumentojnë se rritja e popullsisë po e rëndojë infrastrukturën lokale, rrugët dhe transportin publik, dhe po nxit rritjen e qirave dhe krimin.

Megjithatë, kompanitë dhe punëdhënësit kanë frikë se një votë « po » do të kufizonte aksesin e Zvicrës në punë të kualifikuar dhe do të dëmtonte marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, tregun e saj më të madh të eksportit.

Çështja e numrit të banorëve në Zvicër prek aspekte të shumta: përveç arsyeve nacionaliste, psikologjike dhe në përgjithësi ksenofobike, është edhe një çështje interesash ekonomike shumë konkrete. Një propozim i ngjashëm i SVP-së dështoi një herë dymbëdhjetë vjet më parë.

Ky referendum nes ei thuhet OK , so do te relktoeht tek kom unieti me i madh ne Zvcer, tek shqiptarët? 

Referendumi i së dielës në Zvicër nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me shqiptarët, por me kufizimin e popullsisë së përhershme në maksimum 10 milionë banorë deri në vitin 2050. Nisma e quajtur “No to a Switzerland with 10 million!” kërkon që, sapo popullsia të afrohet te 9.5 milionë, autoritetet të marrin masa për të kufizuar rritjen, veçanërisht në fushën e emigracionit, azilit dhe bashkimeve familjare.

Kjo iniciativë e (UDC/SVP) mund të godas edhe disa komunitet te huaja qe jetoje dhe vpeorjne ne Zvcer, ne rend te pare ata te orgjur vitev e te fundit ne Zvcer te ikur nga luftar apo vratta e krizave, sidmao ata te cilet nuk psoedojne edn eeljqedrim apo nuk jane te ingertuar mire ne territorin e konfederates zvicerane.
Partia Popullore Zvicerane (SVP/UDC) synon ribashkimin familjar me iniciativën e saj popullore. Të dhëna ekskluzive nga Konfederata Zvicerane zbulojnë për herë të parë origjinën e 50,000 personave në fjalë.
Nëse popullsia zvicerane tejkalon 9.5 milionë para vitit 2050, Këshilli Federal dhe Parlamenti do të duhet të ndërmarrin veprime, « veçanërisht në fushat e azilit dhe ribashkimit familjar », sipas iniciativës SVP/UDC « Jo Zvicër me 10 milionë! ».. Kur eshe fala këtu, në fushën e azilit, numri më i madh i njerëzve që vijnë në Zvicër përmes ribashkimit familjar janë nga Eritrea.
Ne Zvicer gjendet edhe nje komunitet shqiptar qe vijne nga ballkani si : nga Kosova, Maqednia Veriore, Shqiperia, Serbia (shqipar etnik nga Ligina e Preshevës) komunitetet ky me i madh dhe i rëndësishëm në Zvicër.
Autoritetet helvetike nuk kane shum probleme me komunitetn shbqptare madje se hare flasin për ta ne tubime apo ne media, flasin fjale te mira për shkak integrimit te mire, madje shepesh merren edhe si shembull për komuntete tjera për  shkak se ata tashme jane gjenerat e dyte (secondo)  madje e tretë. Kte e kane thëne gati gjthe persidentete Zvcres. Sikur Ministri i jashtem i Zvcres Inarzi Cassis, pore dhe prsidentet (Amherd, Sutter dhe Parmelin) sa here jane pyetur nga gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch jane shprehur te kenaqur me komunietin shqiptarë nga ballkani, sipas te cileve « jane shembull integrimi dhe suksesi ne vedin tone, jo vetëme ne futboll, por edhe ne biznese dhe politikë… »
Iniciativa e SVP “Jo Zvicra me 10 milionë banorë” nuk ka te beje me shqiptaret e itegruar

Për shqiptarët, ndikimi do të varet nga rezultati:

Nëse nisma miratohet
Mund të bëhet më e vështirë hyrja e emigrantëve të rinj në Zvicër.
Bashkimet familjare mund të përballen me kufizime më të forta.
Mund të ketë më pak hapësirë për rekrutimin e punëtorëve të huaj në afatgjatë.
Shqiptarët që jetojnë tashmë ligjërisht në Zvicër nuk do t’i humbnin automatikisht të drejtat e fituara, por klima politike ndaj emigracionit do të bëhej më restriktive.

Nëse nisma rrëzohet
Sistemi aktual do të vazhdojë kryesisht pa ndryshime.
Marrëveshjet e lëvizjes së lirë me BE-në nuk do të vihen në pikëpyetje nga kjo nismë.
Mundësitë për punësim dhe migrim do të mbeten afërsisht si sot.
Pse kjo është e rëndësishme për shqiptarët?

Komuniteti shqiptar është ndër komunitetet më të mëdha me prejardhje nga Ballkani në Zvicër. Çdo politikë që prek emigracionin, bashkimin familjar ose tregun e punës prek edhe shqiptarët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës që duan të vendosen ose të sjellin familjarë në Zvicër.

Megjithatë, sipas sondazheve të fundit, një shumicë e ngushtë e votuesve zviceranë duket e prirur ta refuzojë nismën (rreth 52% kundër), megjithëse gara mbetet relativisht e ngushtë.

Pra, për shumicën e shqiptarëve që jetojnë tashmë në Zvicër, referendumi nuk pritet të sjellë ndryshime të menjëhershme. Ndikimi më i madh do të ndihej nga ata që planifikojnë të emigrojnë ose të bashkojnë familjen në vitet e ardhshme.

Nëse iniciativa e SVP “Jo Zvicër me 10 milionë banorë” miratohet më 14 qershor 2026, ajo mund të prekë edhe shqiptarët dhe kosovarët në Zvicër — por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë për të gjithë.
Më së shumti mund të preken: Ribashkimet familjare, Lejet për ardhje të reja nga jashtë Zvicrës, Politikat e azilit dhe migrimit dhe Punësimi për emigrantët e rinj nga Ballkani
Iniciativa kërkon që popullsia e përhershme e Zvicrës të mos kalojë 10 milionë banorë deri në vitin 2050. Nëse numri afrohet te 9.5 milionë, qeveria do të detyrohej të marrë masa kufizuese, sidomos në azil dhe ribashkim familjar.
Për shqiptarët dhe kosovarët që: kanë shtetësi zvicerane ose leje stabile B/C, punojnë dhe jetojnë prej vitesh në Zvicër nuk pritet ndonjë ndikim i menjëhershëm në jetën e përditshme.
Por për ata që: duan të vijnë në të ardhmen, presin familjarë ose kërkojnë azil rregullat mund të bëhen më të ashpra.
Nga ana tjetër, kundërshtarët e iniciativës thonë se ekonomia zvicerane varet shumë nga fuqia punëtore e huaj, përfshirë shqiptarët që punojnë në: ndërtim, gastronomi, transport, kujdes shëndetësor, IT dhe inxhinieri.
Debati në Zvicër është bërë shumë i madh dhe i ndjeshëm politikisht. Sipas sondazheve të fundit, votuesit janë pothuajse të ndarë në mes për këtë iniciativë.

 

Derniers articles