Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vite burgim, pasi janë shpallur fajtorë për vrasjen e Liridona Ademajt.
Bashkëshorti i Liridona Ademajt, Naim Murseli , Palva e Kokalla nuk ishin prezent në sallë kur është shpallur vendimi.
Aktgjykimi është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Fatmire Dermaku, së bashku me anëtarët Gent Beka dhe Alban Ajvazi.
Siç thuhet në aktakuzë vrasja ishte organizuar nga bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli, derisa ata ishin dakorduar që të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.
Mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-ës, Liridona Ademaj u vra në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës, teksa ishte në veturë bashkë me bashkëshortin Naim Murselin dhe dy fëmijët e tyre.
