-3.8 C
Berne
mercredi 31/12/2025

Jehona ne mediat italiane e zgjedhjes se liderit shqiptar dr.Sali Berishës në krye të CDI, unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë

Berne,. 22 Nentor -Mediat italiane i kanë bërë jehonë zgjedhjes së liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, si nënkryetar i CDI , pjesë e drejtimit të bashkimit më të madh të qendrës së djathtë në botë. Në artikullin e saj, ilquotidianoditalia.it, ka analizuar zgjedhjen e Berishës si nënkryetar i CDI, emërimi i cili u bë gjatë Asamblesë së CDI, në Sao Paolo, Brazil.

Sali Berisha eletto vicepresidente del CDI, la più grande Unione di centrodestra al mondo

‘Zgjedhja e Berishës përfaqëson një njohje të rëndësishme për politikën shqiptare. Lideri i opozitës bëhet kështu pjesë e drejtimit të një organizate që bashkon partitë kryesore konservatore dhe kristiano-demokrate në botë’, shkruan media italiane.
Artikulli i plotë:
Sali Berisha nënkryetar i CDI. Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë është zgjedhur në nënkryesinë e Christian Democrat International (CDI), Bashkimit më të madh të partive të qendrës së djathtë në botë.
Emërimi u bë gjatë Asamblesë së CDI, e cila u mbajt në Sao Paolo, Brazil. Me këtë rast u zgjodhën drejtuesit e rinj të organizatës, e cila përmbledh 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia.
Zgjedhja e Berishës përfaqëson një njohje të rëndësishme për politikën shqiptare. Lideri i opozitës bëhet kështu pjesë e drejtimit të një organizate që bashkon partitë kryesore konservatore dhe kristiano-demokrate në botë.
CDI është një platformë globale që koordinon strategji, vlera dhe nisma të përbashkëta midis partive anëtare. Nënkryesia e besuar Berishës forcon praninë e Shqipërisë në një kontekst ndërkombëtar me rëndësi të madhe.

Derniers articles