Bernë, 27 shtator -Për dallim nga vitet e meparshme, sidomos me ato te pasluftes, sot komuniteti shqiptare ne Zvicer ka shenuar progres, eshte integruar mire, madje eshte bere edhe pjese e institucioneve te shtetit të Zvicrës. Ata sot jane aktiv dhe prezent ne Paralmentin e Zvicres, me një deputet, ata jane pjesë e gati e cdo departamenti, duke filluar nga administrata komunale deri tek ato kantonale dhe federale te perfshire ne politike apo polici dhe ushtri te cilet po i kontribuojne ancimit të proceseve politike dhe zhvillimeve demokratike si dhe ndertimit te vendit, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.
Dy presidente të dy shteteve mike (Zvicres dhe Kosovës) sytë kah Valmira…
Njëra nga ata eshte edhe e reja Valmira Krrakaj me origjinë nga Juniku e cila eshte zedhenese e presidentes se Konfederates Helvetike znj.Karin Keller-Sutter ne Berne. Kjo eshte deshmia me i mire se shqiptaret sot ne Zvicer jane shembull integrimi dhe suksesi. Kete ma tha edhe presidentja Sutter heren e fundit kur isha ne Bernë, ka shkruar redaktori i gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch.
Valmira Krrakaj: Krenare qe punon në insitucionin me te larte te shtetit, ne kabinetin e presidentes se Zvicres, krenare që jam nga Kosova
“Ne stafin tim ne kabinet kam edhe njerez nga ballkani qe flasin shqip. Kenaqesi te punoj me ta!..”, tha ne Bernë se fundit znj. Keller-Sutter duke ju përgjigjur pyetjes se gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch rreth imazhit të shqiptareve ne Zvicer e cili shtoi se »Zvicra sot nuk mund të paramendohet pa kosovarët.. ». Këte vlerësim për shqiptaret nga ana e zn.Sutter e ka vlerësuar larte edhe zdhënesja e presidetes se Zvicres znj.Valmira Krrakaj.
Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, në një konferencë me gazetarë duke ju pergjigjur pyetjes se gazetarit shqiptar, per integrimin e shqiptareve ne Zvicer ajo tha se «është shume e rëndësishme dhe vlerësim edhe ndaj diasporës së Kosovës, pa të cilën sot Zvicra nuk mund të paramendohet.. »
Edhe Valmira Krrakaj e thote se eshtë krenare qe punon ne insitucionin me te larte te shtetit, ne kabinetin e presidentes se konfedrates Helvetike znj.Sutter, por krenare dhe me origjinen e saj nga Kosova, me prinder nga Juniku.
Keller-Sutter u shpreh se Kosova është shteti më i ri në kontinentin evropian, por kontakti me këtë shtet ka një të kaluar të gjatë, që, sipas saj, nisin nga vitet ’60-ta të shekullit të kaluar, përmes punëtorëve kosovarë.
“Sot Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova”, tha presidentja zvicerane duke ju pergjigjur gazetës zvicerane LeCanton27.ch duke shtuar se nga 160 mijë deri ë 250 mijë shqiptarë jetojnë në këtë shtet, të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e vendit zviceran gjatë dekadave të fundit.
- Zedhenësja e presidentes se Zvicres Valmira Krrakaj ne bisede me redaktorin e gazetes zvicerane në shqip LeCanton27.ch