9.6 C
Berne
jeudi 2/10/2025

Krista Uka – Drejtues i kompanise Kristi Transporte GmbH, shembull integrimi dhe suksesi në Zvicër, ftohet në drekën presidenciale me znj.Sutter 

Bernë, 3 shtator Kristi Transporte GmbH eshte nje kompani e njohur ne Zvcer qe deejothet nga nje shqiptar. Krista Uka, i ri nga mosha, por nga puna i «vjeter» me pervopjë, emër i njohur në botën e biznesit, është gjithashtu nje shembull integrimi dhe suksesi në Zvicër, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

Kompania “Kristi Transport”, me seli në Sulgen, e pronarit Kristë Ukës nga Stublla e Vitisë, është dëshmi se puna e palodhshme dhe guximi për investim, gjithmonë shpaguhet.

Në shumë kantiere ndërtimi në këtë rrethinë, hasni në  mbishkrime të firmave me emra shqiptarë. Kjo, përveçse dëshmon suksesin e firmave me pronar shqiptar,  po ashtu tregon se banorëve lokalë nuk u pengon që shtëpitë e tyre po ndërtohen nga shqiptarët.

Njëra prej tyre është edhe firma “Kristi Transport”, e shqiptarit nga Kosova Krista Uka, e cila për çdo ditë i furnizon kantieret me beton, nga kompania zvicerane e kalibrit botëror, “Holcim”.

Nga Stublla në Sulgen. Nga hiçi, në 10 kamionë transportues të betonit

Kista Uka në vitin 2007 krijon nga hiçi firmën e transportit, që tashmë gëzon reputacion të mirë në këtë rrethinë dhe konsiderohet të jetë e vetmja me pronar shqiptar në tërë kantonin Thurgau.

“Me kursimet që i kisha, sigurova një kamion transportues të betonit dhe punova për 4 vite si i vetëm në kompani, dalëngadalë e kam blerë edhe kamionin e dytë, të tretin, ndërsa, tani i kam 10 të tillë”. Nuk është e lehtë, ngase kërkohet saktësi dhe kualitet”, thote ne vazhdim z.Uka

Firma “Kristi Transport” ka të punësuar më shumë shqiptarë, ndërsa thotë se konkurrenca e madhe e ka bërë të vështirë funksionimin në këtë sektor.

Si 19 vjeçar, Kristi kishte emigruar nga  Kosova, në Zvicër. Duke qenë i huaj dhe pa zanat, ai detyrohet të punojë në fillim si kopshtar.  « Për 7 vite me radhë kam punujar në këtë profesion, vite këto që edhe e afrojnë më shumë me kopshtet dhe natyrën ku fascinohemi me botën komplekse dhe rëndësinë që ka ky drejtim… » thote për gazetën zvicerane në shqip LeCanton27.ch z. Krista Uka, patron i kompanise se njohur Kristi Transporte GmbH

Z.Uka ne vazhdim pohon se « Kristi Transporte +Immobilen e specializuar ne kët lami, por me vetëbesim dhe pun,kem arritë sukses. Kjo besoi se ashtë nji dëshmi e madhe se Njeriu me punë urtësi e deshirë mund te bën shumë.. »

Dhe te gjitha keto objekte dhe ato ne drejtiminë e Transportit, janë bër pa e harruarr kurrë Zotin,Familjen, Shoqerin dhe Bashkësin.
« Une vi nga Stublla e Eperme viti. Ne jem te fukusum ne Transport te Betonit Kemi 8 punëtorë ne Transporte Ndersa ne Immobilien punojm me firma te ndryshme. Punojm per Holcim Hastag Strabag por dhe shum firma private Shqiptare.. » ka shtuar z.Uka

Për patronin e kompanise Krista Uka Kristi Transporte GmbH i cili eshte me orgjine nga Stublla, më shume flet puna e tij se sa goja e tij. Diten kur  e vizituam  seline e  Kristi Transporte GmbH ne Sulgen te Zvicrës, ai ishte shume vleresuar sa nga zviceranet po aq edhe nga komuniteti shqiptarë në Zvicer.”.

Veq kesaj z.Uka eshte i ftuat ne drekën presidenciale në Bernë e organizuar nga shoqata nderkombetare e gazetareve boteror ne OKB (APES) me presidenten e Konfederates helvetike znj. Karine Keller-Sutter ku do te marrin pjese pos tridhjete gazetare boteror edhe 70 personalitete te larta nga gjitha departamentet e Konfederatës Helvetike si dhe ambasadore dhe perfaqesues te organizatave nderkombëatre, njofton gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch

 

Derniers articles