13.3 C
Berne
jeudi 2/10/2025

Eshtë mire që t’i kuptoni disa nga parapaskenat e Mini-Schengenit të « Otvoreni Balkan »

Lexoni me vemendje qe t’i kuptoni disa nga parapaskenat e MINI-Schengenit, OPEN BALKAN:
…Pra Rusia pranon se projekti i shkëmbimit të territoreve, i qarkulluar në vitin 2018 dështoi nga Gjermania, megjithëse ai kishte përkrahjen nga Serbia, Shqipëria, Rusia dhe Franca. Në këtë situatë dështimi presidenti serb dhe diplomacia serbe u përpoqën të gjejnë rrugë të re për realizimin e objektivave territoriale të projektit të shkëmbimit të territoreve. Ja si e analizon portali rus: “Presidenti Aleksandër Vuçiç e gjeti përgjigjen origjinale për këtë situatë dhe u muar me organizimin e “mini Shengenit ballkanik”, nismë e cila tani mori emrin “Ballkan i hapur”.
Analitika ruse zbërthen që projekti serb i një viti më vonë i “mini Shengenit balllanik” në 2019 është vazhdim i objektivave territoriale të Serbisë të parashikuara me projektin e shkëmbimit të territoreve. Veçse tani ka një ndryshim dhe një shtrirje më të madhe të ambicieve territoriale serbe. Me projektin e shkëmbimit të territoreve Beogradi synonte të merrte territoret veriore të Kosovës. Me projektin e “Ballkanit të hapur” synon që të marrë gjithë territoret, që Serbia i cilëson “e drejtë historike” të saj, gjithë Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje- Hercegovinën…
Sh.M. (‘2023)

Derniers articles