Bernë, 15 maj -Mediat e Edi Ramës thonë se ai ka fituar zgjedhjet, edhe pse SHBA-të, Zvicra, Gjermania, Turqia, Kosova, si dhe organizata ndërkombëtare (NATO, OSBE, OKB…) dhe mbi 180 vende të tjera botërore, serioze dhe shembuj të demokracisë, nuk po e urojnë Ramën. Kjo ka lindur dyshime nëse kryeministri aktual Edi Rama ka fituar apo jo, shkruan gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.MPJ në Bernë: Zvicra është e përkushtuar ndaj parimeve demokratike dhe i beson misioneve të vëzhgimit, veçanërisht atij të OSBE/ODIHR-it.
Në fakt, ka pasur urime për Edi Ramën, por nga ana e Vučićit (Serbia), nga Urban (Hungaria), Urbani, Fico (Sllovakia), etj., të njohur si vende autokratike dhe « armiq » të tjerë, vende këto që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Burimet diplomatike flasin se edhe Vučić dhe Lavrov kanë uruar, por kabineti i Ramës nuk po i bën publikë këto urime. Çuditërisht, të gjitha këto vende që kanë uruar Edi Ramën janë aleatë të Serbisë, e cila është aleate e Rusisë.
Edhe pas pesë ditësh që nga zgjedhjet në Shqipëri (11 maj), Zvicra ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë, as kundërshtuar dhe as uruar patronin e socialistëve, Edi Ramën (pasardhës të diktatorit Enver Hoxha), për « fitoren » e zgjedhjeve të dielës së fundit. OSBE/ODIHR-i dhe shumë organizata ndërkombëtare dhe evropiane kanë shprehur rezerva dhe pakënaqësi për shkak të një sërë parregullsish në këtë proces zgjedhor, që ishin shumë larg standardeve demokratike.
A ishin demokratike këto zgjedhje dhe a e ka uruar Zvicra Edi Ramën për « fitoren »? Autoritetet helvetike nga Ministria e Punëve të Jashtme për redaksinë e gazetës zvicerane në shqip LeCanton27.ch kanë deklaruar se: « Zvicra është e përkushtuar ndaj parimeve demokratike dhe ndaj mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe transparente që përputhen me standardet ndërkombëtare. Ajo ndjek nga afër vlerësimet e misioneve të vëzhgimit, veçanërisht atë të OSBE/ODIHR-it. Për më tepër, Zvicra, e cila ka qenë aktive në Shqipëri për shumë vite… »
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, znj. Elisa Raggi, në vazhdim ka deklaruar se: « Zvicra mbështet qeverisjen e mirë dhe forcimin e institucioneve demokratike në vend përmes programit të saj të bashkëpunimit… »
Por, sipas saj, « Urimet zakonisht jepen kur emërohet zyrtarisht një qeveri e re, por kjo nuk ka ndodhur ende… » (Des félicitations sont en règle générale adressées lors de la nomination formelle d’un nouveau gouvernement, ce qui n’est pas encore le cas) përcjell LeCanton27.ch.
Lamberto Zannier dhe vëzhguesit e misionit të OSBE/ODIHR-it, gjatë një konference për mediat në Tiranë, duke parë një sërë parregullsish në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, kanë paralajmëruar Edi Ramën se « Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me këto standarde të zgjedhjeve dhe me gjendjen aktuale », citon gazeta zvicerane në shqip LeCanton27.ch.