27.4 C
Berne
mardi 24/06/2025

Zvicër, Shqipëria shkon në finalen e Eurovision. Kryeministri shqiptar Albin Kurti uron!

Shqipëria u kualifikua për në natën finale të Eurovision! “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” ishte mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale, e mbajtur në Bazel të Zvicrës. Kryeministri shqiptar Albin Kurti uron!, njofton nga Bazeli gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch 

Shqipëria shkon në finalen e Eurovision, ‘Shkodra Elektronike’ shkëlqen në Bazel. « Zjerm në Eurovision! Të dashur vëllezër e motra shqiptar kudo që jeni, votoni për Shkodrën Elektronike! Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit!.. », ka sjkruar krmynisitri Kurti, nje dite para mbajtjes se Eurowisonit.

10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina.

Artistët finalistë, përfshirë Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.

Kënga “Zjerm” përfshiu simbole kombëtare, ndërsa koncepti skenik i frymëzuar nga legjenda e Rozafës krijoi një moment magjik.

Artistët finalistë, përfshirë Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.

Pas performancës spektakolare në parafialen, “Zjerm” dhe Shkodra Elektronike arritën të kalonin në finalen e madhe të Eurosong.

Kënga “Zjerm” fitoi Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar në fund të vitit 2024, dhe pas mbarimit të spektaklit dhe votimit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama me një video-postim të performancës dhe një mesazh në rrjetin social.

“Zjerm në finalen e 17 majit në Eurovision! SHNDRIT, SHNDRIT, SHNDRIT!” – shkruan kryeministri, duke e shoqëruar me disa emoji zjarri dhe qielli me yje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjithashtu shprehu mbështetje dhe u bëri thirrje shqiptarëve që të votojnë për këngën “Zjerm”.

Ai shkroi: “Të dashur vëllezër e motra shqiptar kudo që jeni, votoni për Shkodrën Elektronike! Vazhdo me shndrit, shndrit, shndrit!”

Derniers articles