Tetovë, 8 maers -Me arstine Dites së Mësuesit me 7 Mars, filantropi dhe humanisti Lazim Destani vlerësohet me Cmimin « Universiteti i Tetovës – Fadil Sulejmani » për punen dhe misonin e tij kombëtar, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
« Nder dhe kënaqësi të veçantë më solli dje pjesëmarrja në Akademinë solemne kushtuar 7 Marsit – Ditës së Mësuesit dhe Shkollës Shqipe. Ky manifestim u mbajt në Universitetin e Tetovës – “Fadil Sulejmani”, si një nga aktivitetet e kalendarit vjetor të këtij universiteti… » ka deklaruar z.Dastani para akademikeve, profesoreve dhe stuadentëve te Universirstiteit të Tetovës si dhe personalitete të arsimit nga komuna, vendi dhe rajoni.
Në vijim po ju japim fjalimin e z.Lazim Destanit: Jam thellësisht i nderuar por edhe i emocionuar për këtë çmim që më jep Universiteti i Tetovës – ‘Fadil Sulejmani’.

Për peshën e kësaj ngjarje foli profesori i këtij universiteti Lulzim Memedi. Ai tha se në këtë ditë të veçantë të shkollës shqipe duhet t’i përkujtojmë e t’i nderojmë të gjithë ata arsimtarë, veprimtarë të shquar kombëtarë, të cilët ndër luftëra e zjarre i vunë themelet e sistemit unik të arsimit gjithëkombëtar.
Në kuadrin e kësaj Akademie, pata nderin që nga ky universitet të pranoj Çmimin Kombëtar “Fadil Sulejmani”. Me këtë rast, inicuesi për themelimin e këtij Çmimi, profesori dhe ish-Rektor i këtij universiteti Vullnet Ameti, theksoi se Universiteti i Tetovës, i udhëhequr nga përkushtimi i përhershëm për t’i nderuar figurat madhore, e themeloi Çmimin Kombëtar “Fadil Sulejmani”, si simbolikë për të ruajtur të gjallë kujtimin për Rektorin tonë historik dhe për t’i vlerësuar personalitetet që me vizionin dhe përkushtimin e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në jetën arsimore, shkencore, kulturore dhe shoqërore të kombit tonë.
Gëzohem pamasë kur e shikoj sot Universitetin e Tetovës, një universitet me nivel dhe arritje të larta, të përparuar e mirë të strukturuar. Gjithë ato gjenerata, djem e vajza, që kanë mbaruar këtu studimet, sot me krenari i shikojmë të angazhuar nëpër punë e detyra të ndryshme, si në sektorin shtetëror ashtu dhe në atë privat. Ia ka vlejtur çdo sakrificë, angazhim e investim, sepse arsimi është thelbësor për një shoqëri më të zhvilluar, më të mirë e të përparuar.
Falënderoj universitetin për këtë nder që po më bën, ndërsa ndihem i lumtur që tashmë i kemi lënë prapa vitet e vështira me plot sakrifica. Tashmë shikimin e mbajmë përpara drejt mundësive të reja që pasurojnë jetën e studentëve tanë, i sjellin të mira shoqërisë dhe garantojnë të ardhme për gjeneratat e reja.
Universitetin e Tetovës ‘Fadil Sulejmani’, drejtuesit e Universitetit, stafin akademik dhe studentët, i përgëzoj për sukseset e arritura dhe uroj që ky Universitet të vazhdojë rrugën e përparimit dhe ecjes përkrah universiteteve më të mira e më moderne.
Sot kur po shënohet Dita e Mësuesit, kam kënaqësinë që këtë festë kombëtare me rrënjët e saja në Korçë, t’ua uroj gjithë mësuesve anembanë trojeve tona si dhe në diasporë.