-1.4 C
Berne
jeudi 6/02/2025

Liderët e VLEN-it në Capitol Hill, në forumin ndërkombëtar per Sigurine në Ballkan dhe në Europe. Aty edhe delegacione nga Tirana dhe Prishtina

Uashington, 5 shkurt -Sot ne Uashington, rrespektivisht në Kongres u mbajt një forum mbi sigurinë, që i shërbeu për të parë dhe qasjen e administratës së re Trump, ndaj Evropës e Ballkanit. Anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shprehën të mërkurën nevojën për solidaritetin e demokracive përballë regjimeve që minojnë rendin global si Rusia, Kina dhe Irani. Ne kete forum me rendesi për perspketiven e ballkanit mormen pejse edhe personalitete shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe RMV.

Dhjetë shqiptare nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi ne Uashington. Thirrje SHBA-së për mbështetje të Ballkanit përballë rrezikut të Rusisë

Te ftuar nga Uashngtoni zyrtar dhe një grup kongresistësh amerikanë ne forumi nderkombëtar per Sigurine në Ballkan dhe në Europe moren pjese pos kongrestis dhe diplomate amertikan edhe perfaqesues nga ballkani. Aty prezentuan edhe tre delegacione shqiptare, ai nga Shqiperia (Damian Gjiknuri  dhe Fatmir Mediu..) Kosova (Vjosa Osmani) dhe Maqedonia e Veriut (Izet Mexhiti, Zv.Kryeministër i Parë i RMV-së, Arben Taravani, minister i shendetesisë dhe Bilal Kasami, kryetar i Komunes se Tetovës)

Zv.Kryeministër i Parë i RMV-së Izet Mexhiti,  zhvllioi nje aktivtet te dendur politik dhe diplomatik pemes nje ser takimesh me kongresist amerikan si dhe perfaqesues tjere nga ballkani qe u vlersua lart bashkjeetasa te Maqedonine e Veriut si nje vend faktor paqeje dhe stabilieti ne rajon, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Delegacionet nga Tirana, Prishina e Shkupi po ashta do të marrin pjesë edhe në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington D. C. në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në SHBA, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin e Sigurisë me temë ”Agresioni Rus në Ukrainë dhe ndikimi i Kinës dhe Rusisë në rajonin e Ballkanit”,  u takua në Departamentin e Shtetit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Louis Bono, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shprehën të mërkurën nevojën për solidaritetin e democracive përballë regjimeve që minojnë rendin global si Rusia, Kina dhe Irani. Ata folën në një Forum për çështjet e sigurisë që mbahet çdo vit në Kogres dhe shprehën nevojën e bashkëpunimit me administratën e re të Presidentit Donald Trump, mes sfidave madhore globale.

Deputet te PD-se: Gazmend Bardhi, Belind Këlliçi, Alban Vokshi dhe Jorida Tabaku. Aty ishin prezent prezent pos presidentes se Kosovës edhe lideret e VLEN-it ne Capitol Hill, duke e ndjekur sesionin per Sigurine ne Ballkan dhe ne Europe

Ish-Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu i cili organizoi takimin së bashku me anëtarin e Kongresit Sessions dhe kolegun e tij republikan Robert B. Aderholt, tha për Zërin e Amerikës se dezinformi është vetëm një elementi rrezikut.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për vendin e saj dhe rajonin në përgjithësi, për të cilin tha se është në një gjendje të brishtë

Përfaqësuesi i Serbisë, Vladimir Marinkovic, ish-kryeparlamentar i vendit, hodhi poshtë akuzat ndaj vendit të tij dhe tha se Beogradi është i gatshëm për bashkëpunim me administratën Trump. Deputeti i shumicës së Parlamentit të Shqipërisë Damian Gjiknuri shprehu gadishmërinë e vendit të tij për bashkëpunim me administratën e re amerikane dhe nevojën e forcimit të demokracisë.

 

 

Derniers articles