2.2 C
Berne
mercredi 5/02/2025

Pas Zvicres, cilat vende ne botë kane më se shumti rezerva te arit. Shqipëria me nivel më të ulët historik, kush e vodhi arin shqiptarë?

Me rreth 9 milionë banorë, Zvicra ka rezervën më të madhe

Bernë, 4 dhjetor -Zvicra, Kina dhe India shënuan rritjen më të madhe të rezervave të arit. Lider absolut në rritje ishte Kina me nje miliard banorë (për shkak numrim te madh te banoreve) e cila rriti asetet e saj në arin dhe valutën me 263.3 miliardë dollarë. Në vend të dytë është Zvicra e vogël me rritje të rezervave me 131.9 miliardë dollarë dhe e treta është India me 118.1 miliardë dollarë..Kurse Shqiperia sot ka vetëm 2.5 ton rezervë valutore në ar^, njfton gazeta zvcierane në shqip Le Canton27.ch

Zvicra në top 10 vendet me rezervat më të mëdha të arit

1040 ton – kjo është sasia e arit që zotëron Zvicra sipas statistikave më të fundit financiare ndërkombëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Pjesa e arit përfaqëson 5.5% të rezervave valutore të vendit. Shtetet e Bashkuara kryesojnë renditjen me 8133.5 ton ar, e ndjekur nga Gjermania (3369.7 ton), Italia (2451.8 ton), Franca (2436 ton), Rusia (2150.5 ton) dhe Kina (1874.3).

Rezultatet tregojnë se Zvicra është vendi me më shumë ar për frymë, duke tejkaluar shumë vendet si Shtetet e Bashkuara, Kina apo India. Rezervat e arit të bankës qendrore zvicerane aktualisht janë 1,040 ton. kjo barazohet me një vlerë prej rreth 9,327 dollarë ari për person.

Sipas gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, Zvicra zë vendin e 8-të në renditjen e vendeve me rezervat më të mëdha të arit, sipas shifrave të FMN-së. Zvicra kryeson në rezervat e arit për koke banori me 115,79 gram

Me ardhjen ne pushtet ne Edi Rames dhe socialisteve Shqiperia kishte nje nivel më të ulët historik prej 1.56 ton

Ardhja e Partisë Socialiste me kryeministër Edi Rama në 2013, ishte afqja e zezë për vendin. Qeverisja e PS-së me miknsitrat  etyre volne qytetaret, madjhe edhe thesarin rezervat e arit ne Shqiperi. Ne aren ndekro,mbëatre Sqhiepria e Edi Rames u knsiderua si vrime ezeze ne Evrope, ku mediat bioterore cod dite shkruanin per eksod masiv dhe trafik te droges, qe shpehs Shqiperia u cilesua si « kolombia evropiane ». Se fundit gazeta prestiugjioze Le Monde shkroi se  « Shqiperia “gati në vitin 2028” për të hyrë në BE, pavarësisht shqetësimeve për mafian e saj të fuqishme… » (l’Albanie sera « prête en 2028 » à entrer dans l’Union européenne, malgré les inquiétudes que suscite sa puissante mafia.), shkruanLe Monde, citon gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Rezervat e arit në Shqipëri ishin mesatarisht 2.24 ton nga viti 2000 deri në vitin 2024, duke arritur një nivel rekord prej 3.42 ton në tremujorin e dytë të vitit 2000 dhe një nivel më të ulët historik prej 1.56 ton në vitin 2017.

Rezervat e arit në Shqipëri mbetën të pandryshuara në 3.42 tonë në tremujorin e parë të 2024, krahasuar me 3.42 tonë në tremujorin e katërt të 2023. Rezervat e arit në Shqipëri arritën mesatarisht 2.24 tonë nga viti 2000 deri në vitin 2024, duke arritur një rekord të lartë prej 3.73 ton në tremujori i dytë i vitit 2000 dhe niveli më i ulët historik prej 1.56 ton në tremujorin e katërt të 2017.

Vitin e kaluar, rezervat e Gjermanisë u rritën me 67.2 miliardë dollarë, të Francës me 66.1 miliardë dollarë dhe të Rusisë me 64.7 miliardë dollarë. Në dhjetëshen e parë janë edhe Singapori me rritje prej 52.4 miliardë dollarë, Polonia me 38.8 miliardë dollarë dhe Brazili me 31.7 miliardë dollarë. 20 rregullatorë të tjerë, përfshirë bankat qendrore të Turqisë, Japonisë dhe Meksikës, rritën aktivet me 10 miliardë dollarë në 30 miliardë dollarë, ndërsa 17 të tjerët panë rritje deri në 10 miliardë dollarë.

Sa i përket sasisë së rezervave valutore, Kina ruajti lidershipin e saj afatgjatë në botë – në fund të shtatorit, asetet e saj arritën në 3.57 trilion dollarë. Japonia zuri vendin e dytë me 1.25 dollarë. Në vend të tretë është Zvicra me pasuri prej 950 miliardë dollarësh.

Në vendin e katërt është India, e cila ka akumuluar asete në vlerë prej 706 miliardë dollarësh dhe në vendin e pestë është Rusia me 634 miliardë dollarë.

Hulumtimi u krye në bazë të informacionit nga bankat qendrore kombëtare të 100 ekonomive botërore, të cilat publikuan të dhënat për muajin shtator në fund të dhjetorit.

Në të njëjtën kohë, çdo i dhjetë rregullator financiar shënon rënie të rezervave. Ato u reduktuan më së shumti në Bangladesh – dy miliardë dollarë, në Republikën Domenikane 1.4 miliardë dhe në Ukrainë 820 milionë dollarë. Mjetet valutore janë ulur në Paraguaj, Estoni, Kuvajt, Gjeorgji, Armeni, Ugandë dhe Bahamas.

Turqia kryesoi në blerjet e arit, duke blerë mbi 44.7 ton midis janarit dhe qershorit 2024, duke e çuar totalin e zotërimeve të saj në 584.93 ton.

 

Derniers articles