5.6 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Kosova sherr i vetvetes! Grenelli me Izraelin ja futi Kosoves dy kembe ne nje kepuce!

Shkruan: Nefail MALIQI
Njohja e Jerusalemit nga Kosova qe nuk eshte njohur nga vendet e OKB-se (119) dhe BE-se (28) as te NATO-s (29) ka larguar integrimet, ka dyfishuar vitet per anetaresimin e Kosoves ne OKB dhe BE-se..Nese para ca ditesh pata thene se Kosova anetare e OKB-se dhe UE-se nuk do te ndodhe para vitit 2030, tash ky anetsresim eshte shtyer dhe nuk mund te ndodhin para vitit 2040!..
 
Me kete «marreveshje» virtuale te Kosoves me Izraelin ka bere me shume armiq se sa miq me nje veprim skandaloz ne kundershtim me normat nderkombetare, ne kete rast rezolutat e OKB-se! BE paralajmëron Kosovën dhe Serbinë për Jeruzalemin.Bashkimi Evropian paralajmëroi Serbinë dhe Kosovën se zhvendosja e ambasadave të tyre në Jeruzalem rrezikon anëtarësimin në BE. Eshte ky lajmi nga Brukseli qe pasralajmron iozlimin e dyted te Kosovës (« The Decision Of Kosovo On The Embassy In Jerusalem Is Regrettable ») ka raportuar gazeta zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »
Njohja e Jeruzalemit nga Kosova si kerri me therra!
Ne mediat izraelite, sikur ne ato serbe dhe disa ne ato te Kosovës, shkruajten se kjo « marreveshje ihste historike u be përmes zoom » Izraeli dhe Kosova nënshkruajnë një marrëveshje për krijimin e marrëdhënieve diplomatike, e cila do të jetë e para e nënshkruar ndonjëherë përmes videove. Tel Aviv demanton Prishtinën. Thonë se Izraeli është vendi i 100-te që e njeh Kosovën dhe jo i 117 siq e thotë zonja Stublla, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, duke ju referuar burimeve dioplomatike.
 
Nese Shqiperia kundershtoi Jerusalemin si Kryeqytet te Izraelit, cka ju desht Kosoves dhe Serbise ta njon Jerusalemin?! Kur e tere bota madje edhe Vatikani dhe Turqia, madje edhe Zvicra si nje vend neutral nuk e njohin Jerusalemin si kryeqytet, sdi cfare n’hamam Qeverise Hoti ju desht kjo?! aq me teper kur Izraeli nuk do te hap ambasade ne Prishtine cka don te thote se flamuri i izraelit nuk do te valoj ne Kosove, por ai i Kosoves ne Jerusalem. Sa kam njohuri, konform konventës së Vjenës për MD dhe Konsullor të 1961, nuk ka mundësi që shkëmbimi i Notës Diplomatike të njohjes së ndërsjellë të bëjë të mundur që Ambasadë të hapër veç njëra palë.
 
Po valla Serbia e njohu Jerusalemin e pse ne jo.. do te thoshte ndokush. Ok, Serbia e njeh se eshte anetare e OKB-se dhe BE-se, eshte anetare e Interpolit dhe UNESCO-s dhe ska cka humb ajo, pir cka me i bere Kosoves shkret qe ende s’eshte hiq kerkah?!
 
Pra, pasojat do jene per gjeneratat e reja dhe perspektiven e vendit te rrethuar nga evropianet dhe sllavet.
 
Nese Kosova pretendon që një ditë të pjese dhe anëtare e OKB-së apo e BE-së te cilat nuk e njohin Jerusalemin si “kryeqytet” te Izraelit, shtrohet pyetja, atëhere Kosova si mund te bëhet anëtare e ketyre organizatave te rendesishme botërore? Sigurisht do të kete telashe dhe nje sër problemesh, si thone per nje kashte, dalin gjashte!..
 
Pra, kjo «njohje» mes Kosoves dhe Izraelit ishte zhurmshme dhe e dyshimt në kohë fushatash cka do te ket pasoja negative per Kosoven, qe do izolohet dhe do ket regres ne integrime, per cka edhe qeverite e ardhshme kosovare dhe Biden do ta rishqyrtojne!…

Derniers articles