12.8 C
Berne
samedi 4/05/2024

Izraeli dhe Kosova, një «njohje» e zhurmshme dhe e dyshimt në kohë fushatash?! Biden do ta rishqyrtoj!

Shkruan: Nefail MALIQI
Mbetet diskutabile qe do ta shqyrtoj dhe miratoj Biden..Ja cfare me tha ne Gjeneve ministri izraelite. Ketu ne OKB dhe qarqe diplomatike si thone njohje thjesht nje «marreveshje diplomatike» meqe del si rezultat i nje fushate nga Trump qe pesoi fiasko dhe sot ne Kosove me Qeverine Hoti qe po pesojne fiasko!
Per dallim nga Qeveria ne ikje e Kosoves, burimet diplomatike dhe mediat boterore flasin ndryshe se kjo eshte thjesht nje marreveshje diplomatike mes dy vendeve qe Kosova ka te tilla edhe me Sllovakine dhe Greqine!
Si mund te jete njohje pa ambasade?!
Eshte «njohje» e brisht dhe jo serioze, meqe eshte fushate e Trumpit qe humbi fiasko dhe fushate e Kosoves.. Pse nuk e lan pas 14 shkurtit? Pra kjo eshte një «njohje» e zhurmshme dhe e dyshimt në kohë fushatash?!. Tham e zhurmshme sepse gati qe dy muaj flitet për ta, ne prag te zgjdhjeve ne Amerike kur Trup dhe Grennel nisen fushate me Izraelin dhe vendin e ri të « Lindjes -Kosovën!.. »
E dini se nuk eshte serioze sepse sipas burimeve diplomatike Izraeli nuk hap ambasade, sepse nuk don me hargju lara kot sepse Biden do ta rishqyrtoj ket «njohje» spekulative dhe te fushatave!
Nese Kosova pretendon që një ditë të pjese dhe anëtare e OKB-së apo e BE-së te cilat nuk e njohin Jerusalemin si « kryeqytet » te Izraelit, shtrohet pyetja, atëhere Kosova si mund te bëhet anëtare e ketyre organizatave te rendesishme botërore? Sigurisht do të kete telashe dhe nje sër problemesh, si thone per nje kashte, dalin gjashte!..
Po, Ameriken Kosova e paska pas, nuk eshte aq problem, mund te thote ndokush. Ok, mire. Keshtu edhe heren e fundit u tha nga Prishtina, ne Asamblen e Pergjithshme te fundit Interpol-it ne Dubai te cilen konference une e ndoqa perseafermi, ku u tha se gjithecka eshte pune e kryer, se Ameriken e kemi pas, por ndodhen gjera të pa pritura, Kosova deshtoi ne Interpol sikur edhe ne UNESCO nuk u pranua per shkak korrupcionit dhe krimit te shtuar ne Kosovën e viteve te fundit!
« Qeveria izraelite është duke shqyrtuar mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës.. » me ka deklaruar kohe me pare zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Danny Ayalon ne Gjenevë. Ai me tha se njohja e shtetit të ri të Kosovës nga ana e Izraelit do të bëhet më së largu vitin tjetër.
“Me Kosovën kemi marrëdhënie shumë të mira, kam takuar personalitete dhe delegacione të Qeverisë së Kosovës dhe besoj se së shpejti do të vizitojë Kosovën, për zgjerimin e bashkëpunimit tonë”, me tha z. Ayalon ne Gjeneve, përcjelle gazeta zvicerane ne shqip « Le Canton27.ch »
« Izraeli dhe Kosova, një vend kryesisht mysliman, sapo kanë përfunduar një marrëveshje normalizimi, me bonusin shtesë të themelimit të planifikuar të ambasadës kosovare në Jeruzalem.. » kane shkruar mediat izraelita qe ne shikim te pare shifet se eshte bere fushate dhe loje me nominimin e Kosoves si nje « vend musliman » edhe pse aty vërtete janë mbi 90 % muslimanë.
Pra ende ska perfundura asgjë. Ky mund të jetë gjithashtu rasti për palën izraelite nëse Kosova në mënyrë efektive themelon ambasadën e saj në Jeruzalem siç është premtuar. « Kjo do të forcojë pozicionin e Jeruzalemit si kryeqyteti i Shtetit të Izraelit, diçka që tani njihet nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera, » tha ish-diplomati izraelit Avi Pazner. Ndoshta Kosova do të jetë vendi i parë mysliman që themelon ambasadën e saj në Jeruzalem ”.
Pyetja është nëse ekipi i Presidentit Biden do të vazhdojë në këtë rrugë. Duhet të theksohet se Serbia, e cila në të njëjtën kohë njoftoi synimin e saj për të zhvendosur ambasadën e saj nga Tel Aviv në Jeruzalem, në këtë mes duket se është tërhequr.
Megjithate, secili ka mendimin e vete, aq me teper unë meqë jam ne nje qender nderkombetare djhe diploamtike, ku gjerat i shof pak më ndryshe, nuk i marr me eufori. Ku eshte ajo e mire Izraeli me na njoftë, por pa sher. Sepse BE dhe OKB nuk e njohin Jerusalemi «kryeqytet » e pse bash Prishtina dhe Beogradi me njoft?! Beogradi e njef, sepse Serbia eshte tashme anetare e OKB dhe BE, po ne qe sjem hiq kerkah?!
Atëhere, nesër si do te anetaresohemi ne keto organizata boterore? Pak problem a? Si thone pi ni fije kashte, dalin gjashte… Shkurt, nuk ka perfudu asgje, gjithecka eshte ne eter. Hyni pak ne mediat boterore. Plus asaj Biden do ta rishqyrtoj. E dyshimt është kjo, sepse Izraeli nuk hap ambasade ne Kosovë, dmth nuk valon flamuri i Izraelit ne Prishtine, por i Kosoves ne Jerusalem, qe ne fakt asnje flamur i anetareve te BE-se dhe atyre te OKB-se nuk valon atje?! Po shnosh, se behet mire!..

Image may contain: 2 people, including Nefail Maliqi, people standing

 

Derniers articles

Ylli i gazetarisë botërore CNN: Free Kosova-Free Albanians! Amanpour me gazetarin shqiptar përshëndetet në shqip: Të fala Kosovës, shqiptarëve, Amerika nuk ju harron!

Ylli i gazetarisë botëroror Christiane Amanpour (CNN) me redaktorin e gazetës zvicerane ne shqip Le Canton27.ch Nefail Maliqin  Gjenevë, 3 maj -Me rastin e Ditës...

Astrit Leka, 1 shekull jetë! Veterani dhe patrioti model që s’e harroi Shqipërinë. Njeriu që vendosi bustin e Skënderbeut në Gjenevë: Promovojmë vlerat e...

Quhet Astrit Leka! Ky është njeriu me një shekull jetë dhe konsiderohet si shqiptari më i vjetër në Zvicër. Gëzon shëndet, pavarësisht nga 100...

Liria e shtypit ne ballkan kërcënohet nga politika e lidhur me mafian. “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria dhe Serbia e fundit mes vendeve të rajonit

Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cila sipas saj po kërcënohet pikërisht nga ata që...

Sipas « Reporters sans Frontières » situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Paris/Gjenevë, 3 maj -«Mediat ne ballkani sot jane nen presion dhe te mbytura politikisht. Shqiperia keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia...

Mentor Latifi emërohet ambasador i ri Kosovës në Zvicër

Bernë, 2 maj -Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur i bindur se ai do...