-0.5 C
Berne
jeudi 21/11/2024

Kryetari i parlamentit të RMV Afrim Gashi në Gjenevë: shkenca, teknologjia dhe inovacioni (SHTI) në formësimin e të ardhmes sonë

Gjenevë / IPU, 14 tetor -Kryetari i parlamentit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi po merr pjesë në Asamblenë e 149-të të Unionit Ndërparlamentar, që po zhvillohet në Gjenevë, me fokus mbi temën: “Shfrytëzimi i shkencës, teknologjisë dhe inovacionit për një të ardhme më paqësore dhe të qëndrueshme.”, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.

Kryeparlamentari Gashi ne Gjenevë është shoqëruar nga deputetët Halil Snopçe, Dafina Stojanoska, Fatmir Bytyqi, Arbana Pasholli, Boban Karapejovski dhe Borisllav Kërmov, si dhe nga sekretarja e përgjithshme, Marina Dimovska.

Gashi: Jemi të fokusuar të sigurojmë mekanizma ligjorë duke ndërrmarur masa preventive nga sulmet dhe krimet kibernetike

Z.Gashi sot paar pjesemarrsve ka potencuar rëndësinë kritike që kanë shkenca, teknologjia dhe inovacioni (SHTI) në formësimin e të ardhmes sonë.

“Ndër të tjera fola edhe për rolin e parlamenteve në mbështetje të politikave që promovojnë akses të barabartë në teknologji”, shton Gashi.

Kryeparlamentari ka theksuar gjithashtu se duhet vëmendje rreth rreziqeve potenciale që mund të sjellin teknologjitë e reja si inteligjenca artificiale.

“Potencova që duhet të jemi vigjilentë me menaxhimin e rreziqeve që sjellin tekonologjitë si inteligjenca artificiale, pasi natyra e përdorimit të saj të shumëfishtë ngrit çështje dhe dilema komplekse rreth sigurisë. Në këtë kontekst, përgatitja e draft Kartës për Etikën e Shkencës dhe Teknologjisë nga Grupi i Punës i UNP-së për Shkencë dhe Teknologji paraqet një udhërrëfyes për të parandaluar keqpërdorimet etike të teknologjisë”, njofton Afrim Gashi, citon gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Kryetari i Kuvendit ka folur gjithashtu për përpjekjet dhe hapat që po bën Maqedonia e Veriut në avansimin e sistemit të digjitalizimit.

“Në veçanti nënvizova se si deputet dhe parlament, jemi të fokusuar të sigurojmë mekanizma ligjorë për të krijuar mjedise më të sigurta në internet, duke parandaluar sulmet dhe krimin kibernetik”, tha Gashi.

 “Tema kryesore e debatit është “Shfrytëzimi i shkencës, teknologjisë dhe inovacioneve për një të ardhme paqësore dhe të qëndrueshme,” ndërsa deputetët po marrin pjesë në grupe dhe komisione të veçanta, përfshirë takime në Forumin e Grave Parlamentare dhe Forumin e Parlamentarëve të Rinj.
« Me këtë rast, do të kemi mundësinë të shkëmbejmë pikëpamjet, përvojat dhe të ndajmë ide për të nxitur veprimet parlamentare në interes të avancimit të strategjive parlamentare që kanë të bëjnë me zhvillimin e teknologjisë dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në demokraci, të drejtat e njeriut dhe sigurinë.”, shkruan Gashi

Derniers articles