4 C
Berne
dimanche 22/12/2024

Kurti takon homologun maqedon Mickoskin, ka një mesazh për Osmanin pas incidentit në Shkup

* Kurti foli me Mickoskin për arrestimin e veteranit të UÇK-së në kufirin me Maqedoninë e VeriutKështu u përgjigj

* Kurti kur u pyet për incidentin e Osmanit në aeroportin e ShkupitKurti dhe Mickoski konfirmojnë bashkëpunimin mes dy vendeveMickoski:
* Punojmë së bashku për rrugët që na lidhin me KosovënFilloi takimi i Kurtit me homologun nga Maqedonia e Veriut

* Kurti qëndron në Shkup pas incidentit ku u përfshi Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski folën edhe për rastin e arrestimit të veteranit të UÇK-së, Blerim Ramadani më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që e lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte.

Kurti foli me Mickoskin për arrestimin e veteranit të UÇK-së në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Kurti foli me Mickoskin për arrestimin e veteranit të UÇK-së në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski folën edhe për rastin e arrestimit të veteranit të UÇK-së, Blerim Ramadani më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që e lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte.

Kurti nuk dha detaje, por tha se ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve do ta vazhdojnë diskutimin.

“Po. Ne e kemi diskutu këtë në takimin që kishim. Nuk ka çështje ose temë të vlefshme ose të rëndësishme që nuk e kemi diskutuar. Pra, ka qenë një takim i hapur, serioz dhe i sinqertë, për shkak se marrëdhëniet e qëndrueshme vetëm kësisoj ndërtohen. Dhe tash atë diskutim që bëmë do ta vazhdojnë ministrat tanë të Drejtësisë, me ç’rast unë jam optimist për të ardhmen”, tha Kurti.

Ai tha se ky “nuk është rasti i parë që na ndodh”

“Ka pasur edhe në të kaluarën. Dhe unë besoj që aktgjykimet e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga e kaluara, tregojnë qartë rrugën në të cilën do të ecim në të ardhmen e afërt”, tha ai.

Mickoski tha se do ta përsëriste atë që tha Kurti, se “ministrat e Drejtësisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë jo vetëm për këtë rast, por edhe për rastin ‘Monstrum’ gjithashtu”.

Kështu u përgjigj Kurti kur u pyet për incidentin e Osmanit në aeroportin e Shkupit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar shkurtimisht incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë një konference për media, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Kurti tha se pret të zbardhet në tërësi kjo situatë.

“Pa dyshim ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e presidentes Vjosa Osmani, me dy gusht në aeroportin e Shkupit, ka qenë me familje dhe me dy vajza të vogla. Autoritet e Maqedonisë së Veriut, krerët e shteti këtu kanë shprehur keqardhje për rastin. Do të ketë raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje, dhe ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur dhe mos të përsëritet kurrë më një situatë e tillë”, potencoi ai.

Po ashtu, Kurti pret që të zbardhet rasti në detaje.

“Le të zbardhet plotësisht e në hollësi ajo situatë, e unë jam shumë optimist për të ardhmen”, u shpreh Kurti, përcjell “Bota sot”.

Kjo vizitë e Kurtit, u zhvillua kur raportet mes dy shteteve janë acaruar për shkak të një incidenti më 1 gusht në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenca e Kosovës njoftoi se një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes Osmani, në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Më pas, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut, duke i kërkuar sqarime dhe hetim të rastit të 1 gushtit.

Kurti dhe Mickoski konfirmojnë bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë Veriut, Hristijan Mickoski, pas takimit po mbajnë konferencë për media.

Kurti tha se dy vendet kanë bashkëpunim në të gjitha aspektet dhe kanë një trend pozitiv.

Kurti përmendi edhe lehtësimin e qarkullimit kufitar, e veçanërisht në Han të Elezit.

Edhe kryeministri i Maqedonisë  Veriut, Hristijan Mickoski, tha se me Kosovën kanë bashkëpunim. Ai përmendi edhe rastin presidentes Osmani në Aeroport.

Shefi e ekzekutivit nga Maqedonia e Veriut tha se pret raport të hollësishëm për këtë rast.

Mickoski: Punojmë së bashku për rrugët që na lidhin me Kosovën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pas takimit Mickoski-Kurti, është zhvilluar konferenca e përbashkët për shtyp ku Mickoski ka thënë se Kosovën do të forcohen lidhjet ekonomike, bilaterale dhe do të punohet ngushtë për të ndërtuar rrugë të reja, duke marrë si shembull rrugën Shkup-Bllacë dhe Tetovë-Prizren.

Mickoski ka thënë “Si qeveri e re e kemi qëllim që të ndërtojmë marrëdhënie të shëndosha të dyanshme. Kemi rënë dakord që të rrisim komunikimin por edhe tregtinë e përbashkët. Kemi biseduar për rrugën Bllacë-Shkup, por edhe për lidhjen e Tetovës me Prizrenin” tha mes tjerash Mickoski.

Mickoski gjithashtu ka komentuar edhe ngjarjet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se udhëtimet komerciale janë të njejta edhe për atë si kryeministër por edhe për zyrtarët tjerë shtetëror të vendit dhe shtetet tjera.

“Na vjen keq që ka ndodhur një gjë e tillë. Pres që herave tjera, Osmani të më njoftojë për udhëtimin e saj, edhe atë privat, që të dal në aeroport ta pres miqësisht” shtoi Mickoski.

Ai ka shtuar se sjelljen e sigurimit në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, Maqedonia do ta zgjidh me institucione vendore.

Përndryshe, delegacioni kosovar është i përbërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Filloi takimi i Kurtit me homologun nga Maqedonia e Veriut

Brenda ndërtesës së Qeverisë ka filluar takimi mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Delegacioni kosovar është i përbërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Nga qeveria kanë njoftuar se fillimisht do të ketë takim tete-a-tete Kurti-Mickoski, më pas pritet takim i delegacioneve qeveritare.

Në orën 11:00 do të mbahet takim bilateral, ku përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e qeverive të të dyja vendeve.

Pastaj, siç njoftojnë nga atje, do të pasojë një konferencë e përbashkët në mes dy kryeministrave Mickoski dhe Kurti në hapësirat e qeverisë.

Kurti qëndron në Shkup pas incidentit ku u përfshi Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po viziton Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me homologun e tij, Hristijan Mickoski. Kjo vizitë po zhvillohet në kohën kur raportet mes dy shteteve janë acaruar për shkak të një incidenti më 1 gusht në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kurti ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje ku është përfshirë numri një i shtetit të Kosovës, përderisa analistët në Kosovë kanë thënë më herët se dy krerët e shtetit kanë mosmarrëveshje për çështje të ndryshme dhe raportet e tyre kanë pësuar një tjetër “krisje”.

Kosova i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut, duke i kërkuar sqarime dhe hetim të rastit të 1 gushtit. Presidenca kosovare ka pretenduar se një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes Osmani, në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Presidenca kosovare ka thënë se përkundër se i janë bërë të ditura rregullat diplomatike, sigurimi “ka tentuar fizikisht ta shtyjë presidenten, me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”.

Ky institucion po ashtu ka thënë se ndodhitë e 1 gushtit nuk mund të vlerësohen ndryshe, veçse “një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident”.

Autoritetet në Shkup kanë thënë se kanë nisur hetimet për rastin, ndërkaq Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se përderisa Osmani ishte duke kaluar nëpër kontrollin kufitar, në momentin që asaj iu kërkua që të linte telefonin e saj që të kalonte përmes skanerit, “një pjesëtar i sigurimit të saj është tërhequr nga një punonjës i aeroportit, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore”.

Nga Ministria e Jashtme maqedonase kanë shprehur keqardhje, për siç kanë thënë, keqkuptimet, që kanë ndodhur gjatë udhëtimit të Osmanit përmes aeroportit në Shkup.

Ndërkaq, nga Aeroporti i Shkupit kanë thënë se e kanë për obligim ligjor të kontrollojnë të gjithë udhëtarët, bagazhet dhe mallrat, përfshirë ata që udhëtojnë nëpër zonën VIP të aeroportit.

Ngjarja në Aeroportin e Shkupit është dënuar nga figura politike opozitare në Maqedoninë e Veriut, edhe nga kryetari i VLEN-it, Arben Taravari.

Koalicioni VLEN është pjesë e Qeverisë maqedonase, të udhëhequr nga VMRO DPMNE-ja e Mickoskit. Ky koalicion, i përbërë nga parti që më herët ishin në opozitë, ishte përkrahur nga Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, e cila kishte anëtarë në listën zgjedhore të këtij koalicioni./REL

Derniers articles