0.5 C
Berne
lundi 23/12/2024

Trimi mirë me shumë shokë, bën dasmën me 700 krushqi: Marton djalin e hasretit – Çifti i ri nga Gjeneva zgjodhi Kosovën për t’u martuar!

Gjilan, 27 korrik -Kosova po vlon këtyre diteve nga kenga dhe muzika nga dasmat e njëpasnjëshme ne keto dy muajt (korrik e gusht) të sezonit veror. Ne cdo qytet, fshat e lagje gati cdo dite ka nje feste, gezim..Kete atmesfere impozante edhe me te lumtur e ka bere prezenca e diaspores shqiptare te cilet momentalisht gjenden ne pushime verore duke i shtuar lezetin vendlidjes dhe mbare Kosovës. Ne dasmen e ciftit Elezi nga Gjenva-Zhegra, motra dhe vajzat e fshatit me dahire nuk kendonin vetem « kshyrni cika, kyshrni cfare nuse ka fal nana.. »,  por edhe « cfare dhëndrri ka flan nana.. ». Për hater te mysafirve nga Zvicra dhe Evropa u kenduan edhe kënge ne gjuhe të huaja. Dasma u ndoq nga disa TV lokale dhe kombëtare, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Çifti që zgjodhi sallën përrallore të Vali Ranch Resort, për ta kurorëzuar dashurinë

Sabiti Elezi nga Zhegra i cili jeton dhe vepron qe me shume se tri decenie ne Gjenevë te Zvicres, nje biznesmen i njohur (gastronom) ka martuar dite me pare djalin e vetëm (hasret) pas tri vajzave Shendrritin me Ardijen, qe te dy « zviceran » qe kane lindur ne Zvicer por qe flasin shqipen bilbil, madje me mire se prinderit e tyre qe kane lindur ne Kosovë.

Gezimet, festat nuk kane te ndalur muzika e kenga ushton ane e kend bashkë me vallen, ndokush ne shtëpi e ndokush ne restaurante, hotele dhe pallate për te ndare gezimin me familjaret, me miq e shokët, per gezimet kush per syneti, e kush per fejesa apo martesa te cifteve. Sabiti Eleza nje afarist i shkëlqyer ne Gjeneve (gastronom) per martesen e djalit te vetem Shëndrritit ka zgjedheru Vali Ranch Resort për ta ndarë gezimin e tij me familjaret dhe miqte nga Kosova, Zvicra dhe mbare Evropa,  shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

« Jam ne Zvicer, rrespektivisht ne Gjenevë qe 35 edhe me shume se gjysma e jetes ime ka kaluar ne mergim une dhe femijet i ndihemi dhe mbetemi shqiptare me zemer e me shpirt, kurse me pune jemi zviceran meqë qe tridhjetë  vite e më shumë merrem me gastronomi, ku kemi lokalet tona buze liqenit, aty ku na shoqeron edhe busti i heroit tone kombetar Skenderbeut, ne qytetin nderkombëtar ne Gjenevë. Sot nuk kam vetem dasem, por edhe festë të madhe sepse martoj birin tim Shëndrritin, djalin e hasretit te cilin ma ka falur Zoti pas tri vajzave..Djali eshte « zviceran » sikur edhe nusja por shqipen e fjasin me mire se unë, besa edhe valles dhe kenges i tone shume bukur sepse kuptohet jane shqptarë.. » ka thene duke qeshur, për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch babai i dhendrrit te ri Shendrritit, Sabit Elezi patron në Gjenevë.

Dhendrri i ri Shëndrriti ka thenë për gazetën zvicerane ne shqip Le Canton27.ch se « sot eshte dita dhe nata e jonë. Eshte nje evement gezimi fmailjarë.  kuptohet jemi te lumtur si une ashtu edhe gruaja imja Ardija. Padyshim për kete dite falenderoj pamasë prinderit e mi qe na kane rritur dhe na kane shkolluar me mundime sakrifica duke na kane edukuar me traditat tona dhe kulturën tone kombtare… ».

Sabit Elezi nga Gjeneva në dasmën e të birit e solli Zvicrën «multietnike» n’midis Gjilanit!

Ngjajshen ka thëne edhe nusja e re Ardija e cila po ashtu ka lindur ne Gjenevë. « Falmnderoj nga zemra për mysafirët, sidmos shoqet e mia këtu ne Kosove dhe Zvicer qe na erdhen ne dasmën time, te cilat na nderuan. Ja u kthefshmi me te mira.. » ka thënë Ardija.

Sabit Elezi për te dasem e te birit kishte ftuar mbi 700 mysafire thuajse nga mabre bota. Aty kishte mysafiore thuajse nga gjtha nacionalitet ne Zvcer, pso shqipatreve, kishte zviceranë, italianë, afrikanë, germanë etj..me një fjalë per 48 ore ne Vali Ranch Resort ishte « Zvicra ne miniaturë » sepse aty kishte te gjitha komuniteteve, feve, racave dhe kulturave te ndryshme te cilet flisnin ne tri-kater gjuhe (shqip, frengjisht, gjermanisht, anglisht, italisht..) të botës! Kjo tolerance u pa edhe ne valle ku nje afrikane vallezotnte me plis te bardhe mbi kokë apo zvicerani apo italiani benin me duar here pas here shqiponjen duke kenduar në shqip, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Sabit Elezi nje biznesmem dhe humanitar i njohur ne Zvicer i cli vazhjdimisht ka ndihmuar saknoret, shkollat shqipe madje ka ndihmuar te varfurit sidomos per dite festash per Bajram e te tjera eshte shembull integrimi dhe suksesi nuk mund te ndal emocionet dhe gezimin për martesëne e djalit te vetëm, pas tri qikava.

Edhe nëna e Shëndrrit thote « luam ajo nane qe ka djal dhe prit me martu nuk ka gezim me te madh. E ato qe nuk kane ishalla Zoti ju jep djal e tana te mirat. Falmnderoj per urimet dhe prezencën e mysafirëve nga mabre Kosova dhe Zvicra. Zoti i shperbleft dhe u gezofshin me te mira… »

Sabiti Eleza ne vazhdim ka thënë e « Dasma pa shkom e miq nuk bëhet. Kjo nate e ka berë edhe me te hareshme mysafiret te shumtë nga mbare Kosova edhe nga jashte nga Shqiperia, Maqedonia, Lugina e Presheves, madje edhe nga Zvicra, Ilaia, Germania deri në nga Afrika, shoket dhe miqtë e mi dhe te djalit… »

 

 

Derniers articles