-0.7 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Ministri i drejtësise dhe policisë zvicerane Beat Jans në Beograd për të luftuar krimin e organizuar, migracionin ilegal dhe kontrabandën

Bernë, 3 korrik -Këshilltari Federal Beat Jans pas n je vizite pune në Austri, ai me 3 korrik ka vizurta Beogradin meqërast ka takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe zhvilloi bisedime me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Brendshme Ivica Daçiq dhe Ministren e Drejtësisë Maja Popoviq, njofotn agzeta zvicerane ne shqip le Canton27.ch

Diskutimet u fokusuan ishin perveq lufta kunder migrimin ilegal, kontrabandës dhe krimin e organizuar ne drejtim te Zvicrës, biseduan edhe për zhvillimet ne ballkan,s idmos raportet me Repulkes se Sebris me shettin fqiknje Republikene Kossovës, ku mysafiri nga beogrda ka mbeshttur dilalognm e Brukselit si te ventmen alternative për avancimin proceseve ne favro te paqes dhe stabilitetit ne rajom.

Kreu i Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë (FDJP) vizitoi edhe një qendër për azilkërkuesit për të marrë një pamje konkrete të situatës atje. Gjate qëdnrimit ne kryeqytetin sern në Beograd, këshilltari federal Beat Jans u takua, me zv.kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm Ivica Daçiq,me t ecilin kane biseduar mbi bashkëpunimin mes Zvicrës dhe Serbisë mbi bazën e partneritetit të migracionit që i lidh.

Shkëmbimet me Ministren e Drejtësisë Maja Popoviq u fokusuan në ndihmën e ndërsjellë juridike ndërkombëtare dhe ndjekjen penale të krimeve ndërkombëtare. Z. Jans vuri në dukje përpjekjet e homologut të tij për reformimin e sistemit gjyqësor. Kjo reformë duhet ta afrojë Serbinë edhe më shumë me kërkesat evropiane, theksoi ai. Zvicra mban një partneritet të gjatë të migracionit me Serbinë dhe punon ngushtë së bashku për të luftuar migrimin e parregullt, kontrabandën dhe krimin e organizuar. (Die Schweiz pflegt mit Serbien eine langjährige Migrationspartnerschaft und arbeitet bei der Bekämpfung der irregulären Migration, des Schlepperwesens und der organisierten Kriminalität eng zusammen.“) , ka shkruar z..Jeans ne paltforme X, ction gazeta zvcierane ne shqip Le Canton27.ch

Këshilltari Federal u takua edhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian (BE) dhe Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare Frontex, të cilët i shpjeguan kushtet e bashkëpunimit të tyre me Serbinë. Menaxhimi i flukseve të migracionit është një fushë kyçe në të cilën BE-ja mbështet Serbinë, veçanërisht në kuadrin e marrëveshjes së nënshkruar midis BE-së dhe këtij vendi për të lejuar Frontex-in të ndihmojë autoritetet serbe përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve.

Z. Jans shfrytëzoi gjithashtu takimin e tij me përfaqësues të shoqërisë civile për t’i uruar ata për punën e tyre në favor të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së refugjatëve. Kreu i FDJP-së u prit në qendrën për azilkërkues në Obrenovc nga Komisionerja Serbe për Refugjatë dhe Migrim Natasha Stanisavljevic Zvicra, e cila deri më tani ka mbështetur rreth njëzet projekte në Serbi lidhur me migracionin, synon të vazhdojë angazhimin e saj në këtë fushë, duke synuar mbështetjen e saj në forcimin e sistemit të azilit dhe integrimin dhe mbrojtjen e migrantëve të cenueshëm.

Derniers articles