13.7 C
Berne
vendredi 18/10/2024

Kryetari i KMSHZ-së Hfz. Mehas Alija, uron shqiptarët në Zvicër dhe diasporë për festën e Kurban-Bajramit

« Në emrin timin dhe në emër të të gjithë besimtarëve e qendrave tona islame shqiptare në Zvicër, t’ua uroj festën e madhe të Kurban-Bajramit mergimtareve tane dhe gjithe Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër-.. », thuhet ne urimin e Hfz. Mehas Alija, Kryetar i KMSHZ-së percjelle gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Të nderuar vëllezër e motra!

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të kryesisë së Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, në emrin timin dhe në emër të të gjithë besimtarëve e qendrave tona islame shqiptare në Zvicër, t’ua uroj festën e madhe të Kurban-Bajramit!

Kjo është një festë e sakrificës dhe dashurisë për njëri-tjetrin, e cila vjen si kremtim i triumfit të jetës ndaj vdekjes dhe i sinqeritetit ndaj hipokrizisë. Ngjarja e pejgamberit Ibrahim dhe të të birit, Ismailit, paqeja e Zotit qoftë mbi ta, na kujton guximin, devotshmërinë dhe dashurinë brenda familjes. Këto vlera duhet të kultivohen dhe të përcillen ndër brezat që vijnë, sepse familja e shëndoshë është bërthama e shoqërisë.

Në ditët festive të Kurban Bajramit, ju uroj të kaloni mirë me familjarët dhe miqtë, të reflektojmë në kryerjen e veprave të mira dhe ruajtjen e lidhjeve farefisnore e shoqërore. Le të jetë kjo ditë feste e faljes dhe mëshirës, duke ndihmuar jetimët, skamnorët, të moshuarit dhe të sëmurët.

Lusim Zotin e Plotfuqishëm që të na dhurojë mirësi, paqe dhe dashuri! Amin.

Urime dhe me fat festa e Kurban-Bajramit!

Hfz. Mehas Alija

Kryetar i KMSHZ-së

Derniers articles