TIRANË, 25 dhjetor /ATSH/ Zvicra është investitori i dytë më i madh në Shqipëri për vitin 2020.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja zvicerane në Shqipëri zënë vendin e dytë në renditje pas Holandës, me një total në vlerën 164 milionë euro në 9-mujorin e këtij viti.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë investimet e huaja zvicerane u rritën me 8.6% bën të ditur Banka e Shqipërisë.
Ecuria e investimeve zvicerane përgjithësisht është e shtrirë në industrinë e gazit por nuk mungojnë investimet zvicerane edhe në sektor të tjerë të ekonomisë, shëndetësisë dhe jetës sociale. e.xh/