0.8 C
Berne
vendredi 22/11/2024

Krerët e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane u pritën nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Prishtinë, 16 Prill 2022 -Nazmi Viqa, kryetar i Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane, i shqoeruar nga nenkryetari Zenun Krasniqi, Vllazmin Kelmendi (drejtori i financave)  Nexhmedin Veliqi (sekretari)  si dhe anëtari i kryesisë, Bekim Borovci dhe Faton Blakqori jane pritur nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ku rpezentoi edhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kreu i Qverise se Kosovës Kurti ka falënderuar për kontributin dhe angazhimin që kanë deshmnuar si platformë ekonomike ne Gjermani. Ai foli për mundësitë që Kosova ofron për investime dhe i njoftoi për themelimin e Gjykatës Komerciale që pritet të funksionalizohet brenda dy muajve të ardhshëm, e që beson se do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja.

Duke u shprehur interesimin për të krijuar një partneritet të ngushtë me mërgatën, kryeministri tha se mirëpret të gjithë ndërmarrësit nga mërgata që bashkë edhe me partnerët e tyre ndërkombëtarë të investojnë në Kosovë, me prioritet në prodhim të produkteve.

Tema i bisedës nga zyrftaret e larte të  Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane ishte kërkesa që anëtarëve, respektivisht afaristëve të Unionit t’u mundësohët qasja në projektet ekonomike në Kosovë, si prodhimi i energjisë solare dhe të erës. Qasje e cila do të realizohej përmes një fondi investues të përbashkët të themeluar dhe menagjuar nga Unioni.

Njekohesiosht, në kete takim te frytshem mes kyremnsitrit kosovar dhe stafit te UBSHGJ u debatua edhe për brengat dhe sfidat që kanë bizneset, anëtare të Unionit në Kosovë dhe trendet pozitive të ekonomisë kosovare.

Derniers articles