New York, 2i shtator – Ne kuader te punimeve te Sesionit te 78-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se presidenti i Konfederate helvetike Alain Berset eshte takuar sot me Presidentin e Republikës se Shqipetise Bajram Begaj, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
Fillimisht z.Begaj ka falendetuar presidentin Berset per rolin dhe ndihmat qe po ju ofron shtetit shqiptar ne kohra te veshtira.
Në takim u vlerësua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve midis dy vendeve dhe u shpreh vendosmëria për forcimin e mëtejshëm të tyre, si dhe thellimin e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.
Berset, nga ana a tij ka pohuar se dhqiptaret ne Zvicer jane shembull suksesi dhe integrimi.
Sipas dy presidenteve Komuniteti shqiptar në Zvicër, tasme gjysem shekulli jane bere urë lidhëse mes dy shteteve tona!
Sipas gazetes Ke Canton27.ch, Presidenti i Republikës falënderoi homologun zviceran për ndihmën e vazhdueshme dhe mbështetjen thelbësore të Zvicrës në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë në vendin tonë, në sektorin e energjisë, turizmit, shëndetësisë, në të cilën Zvicra renditet si donatori kryesor, duke ndihmuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe në hartimin e strategjisë kombëtarë për kujdesin parësor shëndetësor.
Gjithashtu, ai shprehu falënderime për nënshkrimin mes dy vendeve të Marrëveshjes për Sigurimet Sociale.
Aktualisht, sipas Le Cantin27.ch duke cituar OFS, në Zvicër jetojnë dhe punojnë 2,350 qytetarë, ndërsa 300,000 shqiptarë, kryesisht nga Kosova.