Shkruan: Shkendije Berisha-Pacolli, psikologe
Nëse në një periudhë të gjatë kohore gjuha amtare nuk praktikohet ne jeten e perditshmr, atëherë ajo zbehet dhe bëhet me e dobët. Ne kërkimet shkencore kjo quhet « Attrition“, ku ne papritmas bëjmë gabime gramatikore ose e kemi të vështirë të gjejmë fjalët adekuate te cilat duam ti artikulojmë gjatë komunikimit.
Kjo më është shpjeguar para disa ditësh nga një profesor në një kurs retorik për të cilin kurs kam paguar një shumë të majme me 4-shifra dhe këtë pikërisht për të „mësuar“ si të artikulohen fjalët në gjuhën amtare shqipe, gjuhën e origjinës e që qenka 6000 vite e vjetër. Dhe e dini pse ky kurs? Sepse sipas shumë „ekspertëve“ autokton, unë me dialektin e Dukagjinit nuk i përshtatem tregut! Dhe tani pas këtij fakti për gjuhën tonë të bekuar kokë ulur pyes veten Cilit treg? Tregu që pos gjuhës ka filluar të na modernizoj edhe dinjitetin dhe vlerat tona njerëzore dhe kombëtare.
Kjo është e dhimbshme, sepse kjo përsëri tregon se ne si shoqëri përfshirë në radhë të parë veten time përpos mohimit të shumë vlerave qe kemi si popull, mohojmë edhe gjuhën tonë që kemi mësuar nga gjyshërit dhe nenat tona, nuk vlerësojmë sa duhet atë që kemi dhe kërkojmë përsosmëri ose më mirë të them konfirmim nga të tjerët (gjegjësisht nga te huajt) se në të vërtet ne jemi populli që flasim gjuhën më të vjetër! Dhe nuk besoj se këtë nuk e kanë vërtetuar më parë edhe historianët tanë!
Ne kemi krijuar aq shumë mekanizma mbrojtës në psikologjinë tonë saqë siç duket si shumë herë gjatë historisë duhet të huajt të na tërheqin nga pasqyra që ne me egon tonë ju kemi afruar aq afër duke e parë vetëm turbullira për të mos e dalluar dot madhështinë tonë si popull. Sidoqoftë, nuk dua të zgjerohem këtu se nuk jam historiane. Unë, nga dashuria për ndjenjën e përkatësisë e që vuajmë të gjithë ne mërgimtarët fillova të luhatem në mendimin tim se është pikërisht gjuha amtare thelbi simbolik i mendimit që shprehet në fjalë! Kursin e ndërpreva menjëherë, duke marr si leksion se kur mohon origjinën, mohon vetveten.
Secili nga ne ka vlerat dhe qëllimet e veta në jetë, që ndonjë herë ndoshta nuk përshtatën më shumë komponente tjera objektive apo kohore mirëpo është guximi ynë që bën dallimin kur zgjedhim se dëshiron ti përshtatesh tregut apo të dëgjosh zërin tënd të brendshëm. Këtu pastaj kërkohet qartësi dhe dashuri ndaj vetes dhe pasionit tënd shpirtërorë. Pasi nuk besoj në rastësi, të jesh shqiptare në diasporë nuk është vetëm identitet por është më shumë se kjo. Është diaspora që duhet të ndjehet krenare dhe të vazhdoj misionin që ndër breza ka ruajtur gjuhen shqipe. Assesi mos të turpërohemi për dialektet tona por të apelojmë tek rinia dhe prindërit e rinj se të flasësh shqip është më shumë se nderë, siç u vërtetua duket qenka bekim hyjnor!