9.1 C
Berne
jeudi 2/05/2024

Dr.Lumnije Kciku në Austri shpallet “Personalitete nderi » dhe nderohet me medalje të artë

Grace, 19 maj -Ligjëruese e lartë për studentët e Mjekësisë së Përgjithshme, Stomatologjisë dhe studimeve postdiplomike, udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare ne Klinikën Dentare të Universitetit të Gracit, Prodekane për Studimet e doktoratës ne seksionin e Stomatologjisë si dhe koordinatore për CEEPUS (Central European Exchange Program for University Studies), shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

E nderura me çmimin e jashtëzakonshëm ,, “Personalitet nderi me medalje të artë, nga qyteti i Gracit Lumnije Kqiku ka lindur në Gjilan, shkollimin fillor dhe të mesëm e përfundoi në Kosovë, ku edhe i vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë, në Universitetin e Prishtinës.

Zonja Kqiku është nënë e tre fëmijëve. Për te gjitha keto aktivtete dhe suksese te doktoresh shqiptare ne Austri, gazeta zvicerane Le Canton27.ch ka zhvilluar nje bisedë me Dr. Lumnije Kqikun

  • Znj. Dr. Lumnije Kqiku mund te na thoni fillimisht per rrugetimin e juaj nga Kosova deri ne Grac, dje emigrante e sot mjeke me ze ne rajon?

KCIKU: Jam lindur në Gjilan, aty kam kryer shkollën fillore, pastaj atë të mesme të mjekësisë për t’i vazhduar studimet në Fakultetin Mjekësisë në Prishtinë, në degën e Stomatologjisë. Specializimin në lëmin ,,Sëmundjet e Dhëmbit me Endodoncion” përfundova në Kosovë. Në vitin 2004 nostrifikova diplomën në vitin 2006 përfundova doktoratën në Klinikën Universitare në Grac. Jam ligjëruese e lartë për studentët e Mjekësisë së Përgjithshme, Stomatologjisë dhe studimeve postdiplomike; Zëvendësudhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare; Prodekane për studimet e doktoraturës në seksionin e stomatologjisë; Koordinatore për CEEPUS (Central European Exhange Program for University Studies); Autore dhe bashkautore në shumë punime shkencore – profesionale në kuadër të Universitetit të Gracit dhe jashtë; Recensente në shumë revista shkencore dentare, si dhe intervenimet komplekse të traumave dentare. Nga viti 2022 jam udhëheqëse e Klinikës Speciale të Endodoncionit dhe Traumatologjisë Dentare ne Klinikën Dentare të Universitetit të Gracit. Nuk është e lehtë të jesh në agjendën e mirënjohjeve e kontributeve të institucioneve kredibile në Austri, pa pasur vërtet kontribut real dhe pa pasur edhe atë opinion e mirë e të sinqertë të njerëzve që ke punuar gjatë.”Çmimi vjen pas sfidës së madhe të punës sime, angazhimit tim të paluhatur duke sakrifikuar vetën, familjen, fëmijët dhe duke humbur orë të tëra duke qëndruar në orar të punës. Vetëm puna dhe përgjegjësia të japin atributin e më të mirit sepse këtu gjithçka monitorohet e përcillet kujdesshëm” Etja për ngritje profesionale më solli në Austri pikërishtë në Grac në një universitet tejet prestigjioz.

  • Mund te na thuani me shume për profesionin e juaj. Një femër shqiptare e ka lehte te jete mjeke ne perëndim, ne ketë rast ne Grac te Austrise?

KCIKU: Eshte profesion që donë shumë punë e angazhim konkret. Të jesh femër dhe të ushtrosh profesionin e mjekut dhe të jesh profesorësh e udhëheqëse e një reparti me shumë autoritet vërtet është edhe mund edhe sakrificë. Sidomos në perëndim nuk është punë edhe aq e thjeshtë edhe pse obligimet janë të njëjta kudo që ndodhesh. Por këtu në Grac psh, kemi kushte dhe kemi edhe mundësi dhe është fare më lehtë edhe qasja edhe angazhimi.

  • Krahas profesionit të juaj humanitar, si specialiste ishit aktive edhe ne Federataten e Mjekëve Shqiptarë Europë per misionin e se ciles shoqate deshmuan mediat tona kombetare dhe ato nderkombëtare. Jeni dhe aktive ne shumë kongrese! Mund te na thoni diç me shume rreth aktiviteteve ne këto takime misionet, kontributin..etj.?

KCIKU: Kongreset, konferencat, agjendat shkencore për mua janë thuajse rutinë dhe përditshmëri. Të kalosh nëpër filtrat shkencor dhe të jesh e pranishme me prezantime kërkimore e shkencore është edhe obligim.Jam e përkushtuar dhe përgjigjem në të gjitha aktivitetet shkencore dhe gjithashtu kam marr pjesë edhe në aktivitete tjera humanitare dhe në veçanti ndihmoj komunitetin e të gjitha etnive sipas nevojës.

Kryetarja ne qytetit te Gracit Elke Kahr ne gazetat ausriake per mjken shqiptare nga Gjilani: Lumnije Kciku, shembull integirmi dhe suksesi. Mirënjohja është gjëja më e thjeshtë për të ju thënë faleminderit

  • Me nkretisht mund te na thoni dic me shume rreth sukseseve te juaja ne kete drejtim qe duket se me shume flasin diplomat dhe mirënjohjet qe ju kane dhuruar nga shoqata e institucione austriake?

KCIKU: Kam marr e pranuar shumë Mirënjohje të çmuara që kanë vlerë e peshe specifike secila në këndin e vet. Çmimi i fundit që u nderova nga qyteti i Grazit të Austrisë për të arriturat shkencore “Personalitet nderi me medalje të artë”, është çmim që na nderoi të gjithëve si komb. Pastaj nga shoqata e stomatologëve në Austri për disertacionin më të mirë në vitin 2005, një çmim që më ka dhënë vullnet të vazhdoj të merrem me shkencë edhe më tutje dhe po ashtu pata nderin të nderohem me Çmimin “Udhëheqja përmes Shembullit” nga Kolegji i Kirurgeve te Kosovës ne Kongresin e Dytë Klinik, të mbajtur në Prishtinë në Shtator 2022, çmim i cili i dedikohet veçanërisht mjekëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit e të cilët kanë kontribuar dhe kontribuojnë për kirurgjinë në Kosovë.

  • Për fund, si e shpjegon fenomenin e ikjes së mjekeve jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova, kushtet, pagat?

KCIKU: Kjo dukuri është e dhimbshme për të mos thënë e trishtueshme. Prekem shumë dhe ndihem keq kur marrë lajme të tilla, por mos harroni se ka edhe një normë pozitive në këtë drejtim. Përparon mjekësia shqiptare sepse kanë mundësi të njihen me kushtet moderne dhe tërë atë përvojë mund ta zbatojnë në Kosovë e Shqipëri pastaj. Por si dukuri është e rëndë dhe s`jam ithtar që kuadrot e mira ta braktisin vendin sepse: të fuqishem na bën vetëbesimi dhe dashuria ndaj vendit tonë. ,,Mbahuni fort për rrënjët tuaja kombëtare, sepse vetëm kështu trupi ka vlerë; Çdo gjë që ne bëjmë duhet të mendojmë që një pjesë të suksesit e dërgojmë në vendlindje.

Derniers articles

Mbi 160 delegacione janë ftuar në konferencën e Zvicrës për paqe në Ukrainë, por jo edhe Rusia

Bernë, 2 maj -Ftesat për Konferencën e Paqes në Ukrainë më 15-16 qershor në Bürgenstock (NW) janë dërguar zyrtarisht. Këshilli Federal ka ftuar rreth...

Zvicër, Gjykata e Schaffhausen e liron nga paraburgimi kosovarin (16) i dyshuar për terrorizëm (ISIS)

Bernë, Dy të rinj të moshës 15 dhe 16 vjeç, të arrestuar gjatë fundjavës së Pashkëve për mbështetje të dyshuar për Shtetin Islamik, janë...

Zvicra dënon shqiptarin me tetë muaj burg dhe 8.500 CHF. Shkaku, çift nga Lucerni abortoi ilegalisht

Bernë, Gruaja zvicerane aborton ilegalisht vetë me ilaçe. Burri i saj dënohet me tetë muaj burg Gruaja që e ndërpret shtatzëninë vetë ose e...

Shqiptarja nga Tirana e ndërroi fenë dhe u martua te « Molla e kuqe » me serbin Miladinovic nga Aleksinaci

Shqiptarja Majlinda Vatnikaj dhjetë vjet më parë u martua me fermerin Darko Miladinoviq nga fshati Beli Breg afër Aleksinacit dhe për shkak të dashurisë...

Gazetarja britanike Alice Taylor në Tiranë: Shqipëria ka shumë probleme me lirinë e medias, mafian, drogën, krimin, drejtësinë, korrupsionin, eksodin…Mediat, politikisht janë të njëanshme,...

Gjenevë, 2 maj -Me rastin e Ditës ndërkombëtare (3 maj) të gazetarëve tashmë sikur është bërë tradite të jepen bilance mbi gjendjen e lirisë...